Ukraina zotohet se do t’i kompensojë humbjet me armët e reja amerikane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar një pako ndihmash ushtarake për Ukrainën, me vlerë prej 61 miliardë dollarësh, dhe ka thënë se dërgesat e armëve do të nisin brenda orësh. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur ndihmën, duke thënë se ushtria e vendit të tij duhet të veprojë shpejt për t'i kompensuar humbjet disamuajshe. Një zyrtar ushtarak ka thënë se infrastruktura logjistike e Rusisë pritet të jetë objektiv i një kundërofensive të re ukrainase. (Përgatiti: Trim Haliti)
Përmbajtja
-
31 tetor 2025Treni që humbën Kosova dhe Serbia
-
29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?
-
26 tetor 2025“Drejt zgjedhjeve”: Kurti s’e bën Qeverinë