Për dy ditë, në samitin për paqe në Ukrainë, të mbajtur më 15-16 qershor, zyrtarë të lartë të më shumë se 90 shteteve, janë fokusuar në konfliktin më shkatërrues në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Një police ukrainase është ribashkuar me nënën e saj, pas më shumë se dy vjetësh në robëri. Maryana Chechelyuk, nga Mariupoli, ishte një ndër 75 të burgosurit që u liruan së voni.
Në fund të vitit 2022, u publikuan raporte se femrat e dënuara në Rusi -- ashtu sikurse burrat e burgosur -- po rekrutoheshin për të shërbyer në pushtimin e Ukrainës.
Autoritetet zvicerane kanë thënë se dhjetëra shtete janë pajtuar të marrin pjesë në një samit më 15 dhe më 16 qershor në Byrgenstok, me qëllim gjetjen e një rruge drejt paqes në Ukrainë – por Rusia nuk do t’iu bashkohet atyre.
Teksa vëzhguesit presin për shfaqjen e aeroplanëve luftarakë F-16 mbi qiellin e Ukrainës, Keith Rosenkranz, pilot që ka fluturuar në mbi 30 misione me këta aeroplanë gjatë Luftës së Gjirit, ka disa paralajmërime për ukrainasit që do të merren me ta.
Forcat ukrainase po vazhdojnë të luftojnë kundër trupave ruse, të cilat vazhdimisht janë munduar të avancojnë në rajonin verilindor të Harkivit.
Dy javë më herët, Rusia hapi një front të ri të luftës së saj kundër Ukrainës, duke dërguar trupa përtej kufirit në rajonin e Harkivit dhe po sulmon nga toka e ajri qytete e qyteza pranë kufirit.
Në vendet kur dikur është dëgjuar vetëm zhurma e insekteve, tani janë zhvendosur pajisje të rënda që po hapin llogore të mëdha në kufirin mes vendit baltik të NATO-s dhe territorit të Rusisë.
Shtetet e Bashkuara iu bashkuan dhjetëra aleatëve të NATO-s duke thënë për herë të parë se do ta lejojnë Ukrainën t’i godasë disa caqe brenda Rusisë.
I etur ta shmangë përsëritjen e mobilizimit nga viti 2022, i cili i nxiti qindra mijëra njerëz të ikin nga Rusia, Kremlini po synon të marrë ushtarë me kontratë për ta rritur numrin e trupave në 1.32 milion në vitin 2024.
Nuk është ndonjë sekret se komandantët ushtarakë rusë dhe zyrtarët politikë me nguti po tentojnë të rrisin numrin e trupave.
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nisur mandatin e pestë presidencial me një tërmet të rrallë qeveritar, vendim që analistët e kanë parë si domosdoshmëri për të menaxhuar një luftë të gjatë dhe të kushtueshme kundër Ukrainës, si dhe pasojat nga rritja e konfrontimit të Moskës me Perëndimin.
Shfaq më shumë