Qindra dronë shënjestruan Moskën dhe rajonin përreth saj në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi të dielën, duke i vrarë të paktën dy njerëz dhe duke dëmtuar një rafineri të madhe nafte, sipas autoriteteve ruse.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka nënshkruar në ligj legjislacionin që synon të rrisë trysninë ekonomike ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, përfshirë edhe duke goditur të ardhurat e Moskës nga energjia, si dhe vendet që vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz rus.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, John Coale, e ka mbikëqyrur lirimin e qindra të burgosurve nga Bjellorusia gjatë 22 muajve të fundit, përfshirë 25 këtë javë.
Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e Dumës së Shtetit, në një kohë kur lufta gati pesëvjeçare në Ukrainë dhe ngadalësimi i ekonomisë po rëndojnë mbi vendin.
Gjatë muajve të verës, forcat ukrainase luftuan në drejtim të veriut nga qyteti Liman, teksa në të njëjtën kohë bën përparim nga jugu drejt fshatrave Ridkodub, Katerinivka dhe Nove.
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi të mërkurën një ligj me sanksione gjithëpërfshirëse që shënjestrojnë Rusinë dhe Iranin, dhe ia ka dërguar presidentit Donald Trump për ta nënshkruar.
Muajin e kaluar, në Rizajn, një qytet i vogël në juglindje të Moskës, filiali vendës i televizionit shtetëror, Rossia TV, organizoi një debat televiziv për gjashtë kandidatë politikë nga ky qytet.
Marina e Ukrainës thotë se një dron detar ukrainas Sargan-3000 ka shkatërruar një lundër të telekomanduar ruse në Detin e Zi, në atë që ajo e përshkroi si betejën e parë ndërmjet dronëve detarë. Operacioni u krye në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, HUR.
Një sulm me dronë rusë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë më 13 shtator ishte sulmi më i fundit në një sërs sulmesh ndaj pikave kufitare në perëndim të Ukrainës gjatë ditëve të fundit.
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme gjatë natës duke goditur një pikë karburanti dhe një rafineri nafte, sipas autoriteteve vendëse dhe kanaleve vëzhguese në Telegram.
Parlamenti i Ukrainës pritet të votojë më 15 shtator për dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm të vendit, pasi presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi shkarkimin e tij të shpejtë, në mes të tensioneve në rritje lidhur me një seri hetimesh të profilit të lartë për korrupsion.
Dy ushtarë ukrainas u plagosën afër vijave të frontit në rajonin e Harkivit, ku mbetën të bllokuar kur një sulm tjetër goditi dronin tokësor që u dërgua për t’i evakuuar.
Shfaq më shumë