Autoritetet kosovare mbyllën përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate pas inspektimeve që zbuluan shkelje ligjore, duke paralajmëruar masa të reja ndaj bizneseve të paregjistruara dhe pa kushte teknike minimale.
Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, meqë partitë politike vazhdojnë të ngulojmë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta.
Pas 40 vjetësh të konfliktit kundër shtetit turk, grupi militant Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) ka mbajtur një ceremoni, të premten, për të shënuar hapin e parë drejt dorëzimit të armëve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar më 10 korrik në Uashington me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau për t’i diskutuar fushat potencial për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më 10 korrik se Shtetet e Bashkuara janë duke dërguar armë në Ukrainë përmes NATO-s, një javë pasi Pentagoni ka bërë të ditur që do të ndalojë së dërguari disa armë në këtë shtet të goditur nga lufta e Rusisë.
Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Viktimat më të reja janë Senajid Avdiq dhe Hariz Mujiq, të cilët ishin 19 vjeç kur u vranë në korrik të vitit 1995.
Sulmi ndodhi në një kohë kur nuk duket se do të arrihet së shpejti ndonjë marrëveshje në bisedimet për armëpushim që janë duke u zhvilluar.
Ukraina po kërkon me ngulm dhe nguti mbrojtje më të fortë ajrore përballë sulmeve të shpeshtuara dhe rritura nga Rusia me raketa dhe dronë.
Në një njoftim për media, Prokuroria tha se hetimi nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj ndërtimit të urave në fjalë, por me “përmbushjen e detyrimeve ligjore” të kontratës për ndërtimin e tyre.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka "informacione të besueshme" se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.
Gjykata Kushtetuese njoftoi se e pranoi kërkesën e Avokatit të Popullit për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, pas ndryshimeve të miratuara në vitin 2023.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja në lidhje me bisedimet për paqe në Ukrainë, pas një takimi që pati me homologun e tij rus të enjten në Malajzi.
Shfaq më shumë