Në një njoftim për media, Prokuroria tha se hetimi nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj ndërtimit të urave në fjalë, por me “përmbushjen e detyrimeve ligjore” të kontratës për ndërtimin e tyre.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka "informacione të besueshme" se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.
Gjykata Kushtetuese njoftoi se e pranoi kërkesën e Avokatit të Popullit për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, pas ndryshimeve të miratuara në vitin 2023.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja në lidhje me bisedimet për paqe në Ukrainë, pas një takimi që pati me homologun e tij rus të enjten në Malajzi.
Britania e Madhe përballet me kërcënim të madh dhe të gjerë nga Irani dhe, derisa ky kërcënim nuk është në të njëjtën shkallë me atë nga Rusia dhe Kina, është në rritje dhe Qeveria britanike nuk është plotësisht e përgatitur për të, thanë ligjvënësit në një raport të publikuar të enjten.
Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje me Izraelin për të rritur qasjen në ndihma në Gazë, çka nënkupton se më shumë kamionë mund të hyjnë atje si dhe të hapen pika tjera kalimi, ka thënë kryediplomatja e bllokut evropian, Kaja Kallas.
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do t'i ndajë 2.3 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën që të rindërtohet pas dëmit që i është shkaktuar nga lufta e Rusisë.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se e ka miratuar kërkesën e Komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, për të dhënë dorëheqje nga pozita.
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, do të nisë një vizitë në Kosovë dhe dy vende tjera të Ballkanit, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut evropian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban është në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj.
Dronët rusë e kanë sulmuar Kievin në orët e para të 10 korrikut duke vrarë dy njerëz dhe duke nxitur nisjen e zjarreve, kanë thënë zyrtarët, teksa sirenat janë aktivizuar në më shumë se gjysmën e shtetit për t’i paralajmëruar qytetarët për sulmin.
Merz tha se është në kontakt të rregullt me presidentin francez, Emmanuel Macron, për projektin, i cili vlen më shumë se 100 miliardë euro dhe ka hasur në vonesa dhe mosmarrëveshje për ndarjen e punës dhe të drejtave të pronësisë autoriale.
Shfaq më shumë