Ndërlidhjet

PKK-ja kurde djeg armët si hap drejt paqes me Turqinë


Luftëtarët e PKK-së duke i djegur armët gjatë një ceremonie në Kurdistan.
Luftëtarët e PKK-së duke i djegur armët gjatë një ceremonie në Kurdistan.

Pas 40 vjetësh të konfliktit kundër shtetit turk, grupi militant Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) ka mbajtur një ceremoni, të premten, për të shënuar hapin e parë drejt dorëzimit të armëve.

Procesi i çarmatimit, që nisi me djegien e armëve, pritet të zgjasë gjithë verën.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka përshëndetur këtë veprim duke e përshkruar si "shkatërrim total dhe hedhje tutje të prangave të përgjakshme që iu vunë këmbëve të vendit tonë".

Rreth 40.000 njerëz janë vrarë prej nisjes së konfliktit, ndërsa PKK-ja konsiderohet grup terrorist në Turqi, Shtetet e Bashkuara, Mbretëri të Bashkuar dhe Bashkimin Evropian.

Çarmatimi i tij do të ketë ndikim jo vetëm në Turqi, por edhe në Irak, Siri dhe Iran.

Përmes një videoje, lideri i burgosur i PKK-së, Abdullah Ocalan, ka thënë se ky ka qenë “tranzicion vullnetar nga faza e konfliktit të armatosur në fazën e politikës demokratike dhe ligjit”. Ai është mbajtur në qeli në një burg në ishullin e vogël Imrali, në jugperëndim të Stambollit, prej vitit 1999.

Ky nuk është tentimi i parë për paqe në mes të Turqisë dhe këtij grupi, mirëpo ky veprim konsiderohet shpresa më e madhe që grupi i armatosur prej vitit 1984, do t’i japë fund kësaj qasjeje.

Fillimisht si grup marksist, PKK-ja i ka kapur armët në duar me thirrjet për shtet të pavarur brenda Turqisë.

Në vitet ’90, ata kanë kërkuar më shumë autonomi për kurdët, të cilët përbëjnë 20 për qind të popullsisë.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG