"Ky është një buxhet që i përgjigjet ambicies së Evropës, që përballet me sfidat e saj dhe që forcon pavarësinë tonë", tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, para gazetarëve në Bruksel.
Zyrtarë të Qeverisë siriane dhe udhëheqës të pakicës fetare druzi shpallën të mërkurën një armëpushim të ri pas luftimeve disaditore që kanë kërcënuar ta prishin rrjedhën e ndryshimit politik pas luftës civile në vend dhe kanë nxitur ndërhyrjen e Izraelit, fqinjit të fuqishëm të Sirisë.
Trumpi e ndryshoi qëndrimin e tij rishtazi, pasi më herët ishte kundër dërgimit të armëve amerikane në vendin e përfshirë nga lufta.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
Komisioni Evropian ka paralajmëruar Qeverinë e Gjeorgjisë për atë që e cilëson si “shkelje serioze të të drejtave dhe lirive themelore”, duke e vënë në dijeni se mosrespektimi i vazhdueshëm i rekomandimeve të BE-së mund të çojë në pezullimin e udhëtimit pa viza për qytetarët gjeorgjianë.
Në një shkrim në X, Orav tha se shefat e misioneve të BE-së në Kosovë kanë biseduar për gjendjen pas vendimit të Gjykatës Supreme.
Një gjykatë turke dënoi të mërkurën kryetarin opozitar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, me një vit e tetë muaj burg për fyerje dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik.
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj dhe Besian Mustafa, kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, që lidhet me çështjen e arkave fiskale.
Njësite Speciale të Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë të mërkurën, duke bastisur Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave.
Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga zonat e banuara nga pakica druze.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar plotësisht mocionin e mbrojtjes që kërkonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Qeverisë në detyrë, të cilën e ka cilësuar si tendencioze dhe ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.
Shfaq më shumë