Ndërlidhjet

Disa të arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pronës publike


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Policia e Kosovës i ka arrestuar disa persona nën dyshimin për keqpërdorim të pronës publike gjatë një bastisjeje të mërkurën në institucionet shtetërore, Agjencinë e Kadastrit dhe atë të Arkivave Shtetërore.

Në një njoftim për media, Sistemi Prokurorial i Kosovës tha se policia kreu bastisje dhe kontroll me urdhër të gjykatës në disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.

Pesë persona - me inicialet M.B., V.B. B.SH. M.B. dhe Z.SH. - u shoqëruan në polici, ndërsa vetëm disa prej tyre u ndaluan pasi u morën në pyetje, thanë autoritetet pa treguar saktësisht numrin e të ndaluarve.

Të ndaluarit dyshohen se kanë bartur prona publike në private në mënyrë të kundërligjshme, sipas tyre.

“Hetimet lidhen me rastin e bartjes së paligjshme të pronës publike në pronësi private përmes një aktgjykimi të falsifikuar. Prona në fjalë gjendet në Veternik të Prishtinës, dhe është pronësi publike e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) përkatësisht të ndërmarrjes shoqërore RTP”, thuhet në njoftim.

Autoritetet thanë se hetimet për ketë rast do të vazhdojnë.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG