Nga Spanja deri në Poloni, një valë e të ngrohtit - jo e zakonshme për muajin shkurt - preku Evropën, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto ditë të ngrohta mbushën sheshet plot me njerëz që po i shijonin rrezet e diellit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Qytetarë të shumtë, vërshuan rrugët dhe sheshet në Prishtinë për të festuar 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në mbarë shtetin po mbahen organizime të ndryshme, përfshirë seanca solemne të Qeverisë dhe Kuvendit, por edhe koncerte dhe aktivitete të tjera për të shënuar këtë ditë.
Për herë të dytë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve në komunën e Ferizajt, është mbajtur gara me kuaj. Në përvjetorin e 16-të të pavarësisë, kjo garë mblodhi pronarë të kuajve, entuziastë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe shtetet e tjera.
Teksa festat e karnavaleve mbahen në shumë vende nëpër botë, disa zejtarë në një studio të pazakonshme në veri të Shqipërisë po ua japin dorën e fundit një serie maskash elegante venedikase të destinuara për ballo, sete filmash dhe festa në rrugë.
Sot është Dita e Shën Valentinit ose dita e të dashuruarve dhe shënohet në shumë vende në botë në shenjë përkujtimi për Shën Valentinin që vdiq më 14 shkurt. Në këtë ditë të dashuruarit e deklarojnë dashurinë e tyre dhe i bëjnë dhurata njëri-tjetrit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Arinjtë e murrmë të Spanjës, dikur specie në zhdukje, viteve të fundit bredhin nëpër fshatrat malore në veri të vendit aq shpesh sa Qeveria rajonale e Kastiljes dhe Leonit ka ngritur një patrullë për t’i paralajmëruar banorët vendas për lëvizjet e kafshëve.
Mbajtja e zgjedhjeve në Pakistan, shënimi i 30-vjetorit të masakrës së Markales në Bosnje, dhe sulmet ruse me raketa mbi infrastrukturën civile në Kiev, Ukrainë, janë disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi në këtë përmbledhje.
Nisi në vitin 2009, por ndërtimi i rrugës Prishtinë – Mitrovicë nuk ka mbaruar ende. Për rreth 15 vjet projekti u përcoll me probleme. Ende rreth dhjetë kilometra nga gjithsej 40 sosh kanë mbetur pa u përfunduar.
Grafite dhe posterë nëpër rrugët dhe muret e objekteve gjithandej qytetit në Tel Aviv, luhasin shpresat shpresat e të afërmve për lirimin e pengjeve që tash e katër muaj po mbahen në Gaza nga grupi radikal palestinez Hamas - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.
Të përshtatshëm për operacione nate, dronët sulmues Vampire të Ukrainës, të quajtur Baba Yaga nga trupat ruse, ngjallin imazhin e një shtrigeje të pakapshme nga folklori sllav për shkak të aftësive të tmerrshme dhe të vështira për t'u zbuluar. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë