Garë me kuaj për nder të përvjetorit të pavarësisë
Për herë të dytë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve në komunën e Ferizajt, është mbajtur gara me kuaj. Në përvjetorin e 16-të të pavarësisë, kjo garë mblodhi pronarë të kuajve, entuziastë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe shtetet e tjera.

1
Në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në fshatin Prelez i Muhaxherëve, në Ferizaj, u mbajt një garë me kuaj.

2
Kjo është hera e dytë që një garë e tillë është mbajtur në këtë fshat.

3
Gara përfshiu një sërë disiplinash, nga tërheqja e peshave e deri te sfilatave e kuajve arabianë, që janë një prej racave më të vjetra.

4
Një djalë i veshur me veshje kombëtare duke kalëruar.