Teksa festat e karnavaleve mbahen në shumë vende nëpër botë, disa zejtarë në një studio të pazakonshme në veri të Shqipërisë po ua japin dorën e fundit një serie maskash elegante venedikase të destinuara për ballo, sete filmash dhe festa në rrugë.
Çdo vit, Fabrika e maskave artistike të Venedikut në Shkodër të Shqipërisë, prodhon më shumë se 20.000 maska të punuara me dorë, duke përfshirë 1.700 pjesë të veçanta vetëm këtë vit, që do të vishen nga pjesëmarrësit në karnavale nga Rio në Tokio.
Që nga hapja e dyerve të saj më 1997, kjo studio në Shkodër ka prodhuar qindra mijëra maska, përfshirë ato që janë veshur në filmin "Eyes Wide Shut", me aktorët Nicole Kidman dhe Tom Cruise.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)