Mot pranveror në mes të shkurtit nëpër Ballkan
Nga Spanja deri në Poloni, një valë e të ngrohtit - jo e zakonshme për muajin shkurt - preku Evropën, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto ditë të ngrohta mbushën sheshet plot me njerëz që po i shijonin rrezet e diellit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Moti i ngrohtë në mes të muajit shkurt që përfshiu një pjesë të Evropës, solli temperatura të larta edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo foto është shkrepur më 16 shkurt në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

2
Moti i ngrohtë e me diell vazhdoi edhe gjatë vikendit që shkoi, më 17 e 18 shkurt. Shumë qytetarë kishin dalë nëpër sheshet e Prishtinës për të shënuar 17 Shkurtin e vitit 2008 - Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

3
Njerëzit presin në radhë për të blerë akullore në një ditë me diell në Prishtinë, 16 shkurt 2024.

4
Kopshtet e hapura të kafiterive dhe restoranteve në Prishtinë të premten, më 16 shkurt...