Një mozaik me portretet e dy kandidatëve që garuan për president të SHBA-së në zgjedhjet e 5 nëntorit, protesta masive në Beograd pas tragjedisë në stacionin e trenit dhe ndotja e ajrit në Pakistan, janë tri ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton REL dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

1
Të afërmit e ushtarit ukrainas, Danylo Liashkevych, duke qarë gjatë funeralit të tij në Kiev.

2
Sorrat duke fluturuar mbi deponinë masive të mbeturinave në Mirash, Kosovë.

3
Protesta në Beograd pas aksidentit në stacionin hekurudhor në qytetin e Novi Sadit, për të cilin ata fajësojnë autoritetet për neglizhencë dhe korrupsion. Katërmbëdhjetë persona humbën jetën në këtë tragjedi.

4
Artisti kosovar, Alkent Pozhegu, punon në mozaik të bërë me fara drithërash me portretet e dy kandidatëve që garuan në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 5 nëntor, demokrates Kamala Harris, dhe republikanit Donald Trump, në Gjakovë, Kosovë.