Edicioni i katërt i ekspozitës së artit "Forever is Now" (Përgjithmonë është tani) riimagjinon qytetërimin e lashtë të Egjiptit përmes artit bashkëkohor. Instalacionet artistike me tematika të ndryshme tërhoqën vëmendjen e vizitorëve pranë Piramidave të Gizës, në periferi të Kajros në Egjipt.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Arti bashkëkohor mes Piramidave të Gizës
- Reuters

1
Një turist ecën pranë një instalacioni artistik nga artisti pamor Ik Joong Kang, të titulluar "Four Temples" (Katër tempujt) gjatë edicionit të katërt të ekspozitës ndërkombëtare "Forever is Now" (Përgjithmonë është tani). Ekspozita riimagjinon qytetërimin e lashtë të Egjiptit përmes artit bashkëkohor në vendin ku ndodhen Piramidat e Gizës, në periferi të Kajros, Egjipt, 4 nëntor 2024.

2
Një grua fotografon pranë një instalacioni artistik nga artistja pamore Shila Shivo të titulluar "Pulse and Blood" ( Pulsi dhe gjaku) gjatë edicionit të katërt të "Forever is Now".

3
Një çift duke bërë foto pranë instalacionit artistik "I Love" nga artistja Marie Khouri gjatë edicionit të katërt të "Forever is Now".

4
Instalacioni artistik "Desert Waves" (Valët e shkretëtirës) nga artisti Jean Boghossian gjatë edicionit të katërt të "Forever is Now".