Donald Trump, kandidat i republikanëve dhe ish-president, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Fitorja e tij është konfirmuar pasi ka triumfuar në katër shtete të papërcaktuara: Pensilvani, Uiskonsin, Karolinë të Veriut dhe Xhorxhia. Ai ka garuar kundër demokrates, Kamala Harris, aktualisht nënpresidente amerikane, në zgjedhjet 5 nëntorit. Megjithatë, mbështetësit e tij kishin filluar festimet për fitore që në orët e para të 6 nëntorit.
Festa e republikanëve për fitoren e Trumpit

1
Kandidati republikan për president dhe ish-president i SHBA-së, Donald Trump, duke folur në skenë pranë gruas së tij, Melania, dhe nuses së tij Lara.
Trump iu drejtua mbështetësve nga Florida më herët gjatë ditës, dhe u zotua se do të punojë për ta "shëruar" SHBA-në.
Trump iu drejtua mbështetësve nga Florida më herët gjatë ditës, dhe u zotua se do të punojë për ta "shëruar" SHBA-në.

2
Donald Trump, kandidat i republikanëve dhe ish-president, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

3
Mbështetësit e Trumpit i gëzohen fitores së tij.

4
Mbështetësit në Florida duke festuar rezultatet e hershme, ku printe kandidati republikan.