Shtëpi, shkolla dhe spitale u bënë rrafsh me tokën. Qytete të tëra u boshatisën. Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia, që nisi tre vjet më parë, shkaktoi shkatërrime masive. Vlerësohet se një në dhjetë shtëpi në të gjithë vendin u dëmtua ose shkatërrua.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ato të tria i përkasin gjeneratës së pasluftës apo asaj që sociologjia e njeh si gjeneratë e post-kujtesës.
Qindra ushtarë meksikanë patrullojnë përgjatë kufirit me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje që ndaloi tarifat e SHBA-së për importet meksikane me kusht që vendi i Amerikës Latine të godasë trafikun e fentanilit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, shkëmbimi i disa të burgosurve ndërmjet Rusisë janë vetëm dy nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot u janë drejtuar kutive të votimit që nga mëngjesi kur në orën 07:00 u hapën qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare - të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor.
Qindra njerëz u larguan nga Santorini me tragete dhe aeroplanë për të qenë më të sigurt në Athinë, pasi qindra tërmete tronditën ishullin e famshëm turistik grek. Ky ishull gjatë verës vizitohet nga miliona turistë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Mijëra njerëz protestuan në Berlin, të dielën e 2 shkurtit, kundër planeve për kufizimin e imigracionit, të propozuara nga konservatorët opozitarë dhe të mbështetura nga partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Përkujtimi i 80-vjetorit të Holokaustit, protestat masive në Serbi, skena nga lufta në Ukrainë dhe një garë sportive e çuditshme me shuplaka në Riad, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
Që nga marrja e detyrës, presidenti amerikan, Donald Trump, ka hequr dorë nga udhëzimet e kohës së Bidenit që kufizuan arrestimin e personave që s'kishin të kaluar kriminale dhe urdhëroi organet e tjera të zbatimit të ligjit federal të ndihmonin me punën e imigracionit.
Fotoreporterët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AP, u lejuan nga autoritetet bjelloruse që të shkrepin fotografi në pikën e kontrollit kufitar Novaja Guta, në rajonin e Gomelit, në kufi me Ukrainën.
Shfaq më shumë