Nëpër foto: Tre vjet luftë në Ukrainë
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një grua duke përqafuar fëmijën e saj në një stacion metroje në Kiev gjatë ditës së parë të pushtimit rus, më 24 shkurt 2022.

2
Civilët shikojnë një kolonë automjetesh të blinduara ruse të shkatërruar në Buça, afër Kievit, më 1 mars 2022. Qyteti u kap nga trupat ruse disa ditë pasi u bë kjo foto, por ato u tërhoqën më pak se një muaj më vonë. Pas tërheqjes së Moskës, dolën në pah provat e krimeve të luftës në Buça, duke tërhequr dënimin ndërkombëtar.

3
Një grua përshëndet trupat ukrainase teksa hyjnë në një qytet të rimarrë në rajonin verior të Chernihiv më 2 prill 2022. duke ikur nga Buça dhe Irpini më 11 mars 2022.

4
Një grua përshëndet trupat ukrainase teksa hyjnë në një qytet të rimarrë në rajonin verior të Çernihivit më 2 prill 2022.