Një javë nëpër fotografi
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, shkëmbimi i disa të burgosurve ndërmjet Rusisë janë vetëm dy nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një qytetar duke votuar në Prishtinë për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.

2
Të burgosur ukrainas pasi u liruan në një shkëmbim të burgosurish me Rusinë më 5 shkurt.

3
Një ushtar ukrainas në një tank Leopard 1A5 pranë vijës së frontit në rajonin e Donjeckut.

4
Mbështetësit e partisë në pushtet Vetëvendosje valëvitin flamujt kombëtarë shqiptarë gjatë tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore të partisë në Prishtinë më 7 shkurt.