Ndërlidhjet

Kanada-SHBA: Si duket kufiri më i gjatë në botë?

Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një kufi tokësor prej afro 9.000 kilometrash, që është kufiri më i gjatë në botë. Përgjatë kufirit shtrihen 13 shtete të SHBA-së, shtatë provinca kanadeze dhe një territor. Zyrtarët, si në Kanada, ashtu edhe në SHBA, bashkëpunojnë ngushtë për ta menaxhuar sigurt dhe në mënyrë efikase fluksin e mallrave dhe njerëzve që kalojnë kufirin. Në këtë fotogaleri mund të shihni pamje nga kufiri më i gjatë në botë midis Kanadasë dhe SHBA-së.

(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG