SHBA-ja i është bashkuar Izraelit në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Duke punuar në një “pikë stabilizimi” të improvizuar, mjekët ushtarakë ukrainas nxitojnë për të ofruar përkujdesje emergjente për të plagosurit, duke trajtuar si ushtarët, ashtu edhe civilët vendës në rajonin e Sumit.
Parqet Kombëtare në Mal të Zi i paralajmëruan vizitorët në malet Llovqen, Durmitor, Proklletije dhe Biogradska Gora për mundësinë e takimit me arinj.
Teksa tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e rriten, mediat shtetërore iraniane po riciklojnë përmbajtje të vjetër vizuale — nga lëshimet e raketave ruse deri te copëzat e dronëve pakistanezë — për të paraqitur një pamje të shtrembëruar të konfliktit me Izraelin.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, e akuzoi Izraelin se po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë” me sulmet ndaj Iranit, që i nisi më 13 qershor.
Ekspertët thonë se sulmet e deritashme të Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit paraqesin vetëm rreziqe të kufizuara kontaminimi.
Irani dhe Izraeli vazhduan të shkëmbejnë sulme më 21 qershor, duke shkaktuar lëshimin e sirenave për sulme ajrore në disa zona të Izraelit qendror, përfshirë Tel Avivin. Kjo ndodhi pasi Teherani njoftoi se nuk do të negociojë për programin e tij bërthamor derisa Izraeli të ndalë sulmet.
Gaza po përballet me thatësirë të shkaktuar nga njeriu, pasi ka kolapsuar sistemi i ujit, tha Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, më 20 qershor.
Përdorimi i mundshëm i armëve taktike bërthamore nga Shtetet e Bashkuara në Iran do të ishte një zhvillim katastrofik.
Teksa tensionet në Teheran janë të larta, disa vazhdojnë të qarkullojnë idenë e përdorimit të forcës për të bërë ndryshim politik në Iran. Por, një strategji ushtarake, a është reale apo shkon kah e rrezikshmja?
Çështja nëse synimi i Izraelit në luftën me Iranin ka të bëjë më shumë se thjesht me rrënimin e infrastrukturës bërthamore dhe raketore të Teheranit; pra ndryshimin e regjimit, është bërë tema kryesore e debatit mes analistëve dhe vëzhguesve.
Shfaq më shumë