Ndërlidhjet

Rusia: Nëse SHBA-ja përdor armë bërthamore në Iran do të ishte katastrofike


Bombarduesi amerikan B-2. Ky lloj avioni është i aftë të bartë armë bërthamore.
Bombarduesi amerikan B-2. Ky lloj avioni është i aftë të bartë armë bërthamore.

Përdorimi i mundshëm i armëve taktike bërthamore nga Shtetet e Bashkuara në Iran do të ishte një zhvillim katastrofik.

Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ruse, Tass.

Peskov komentoi ato që i cilësoi si raportime spekulative mediale lidhur mundësinë e përdorimit të armëve të tilla. Por, zëdhënësi i Kremlinit nuk përmendi se cilat media kanë raportuar për këtë gjë.

Gazeta The Guardian ka raportuar se zyrtarët amerikanë të mbrojtjes janë informuar se përdorimi i bombave konvencionale kundër ndërtesës nëntokësore për pasurimin e uraniumit Fordo në Iran, nuk do të mjaftonte për ta shkatërruar plotësisht këtë impiant. Sipas gazetës, për shkatërrimin e këtij centrali do të kërkohej që të kryheshin sulme, fillimisht me bomba konvencionale, e më pas bombarduesit B-2 do të mund të lëshonin armë taktike bërthamore.

*Në këtë video mund të mësoni pse centrali bërthamor iranian Fordo është aq i vështirë të shkatërrohet

Pse centrali bërthamor iranian Fordo është aq i vështirë të shkatërrohet? Pse centrali bërthamor iranian Fordo është aq i vështirë të shkatërrohet?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:59 0:00

Megjithatë, gazeta britanike tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk po e shqyrton përdorimin e një arme taktike bërthamore në Fordo dhe se kjo mundësi nuk është paraqitur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Caine, gjatë takimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha të enjten se çdo vendim për përfshirjen e mundshme të SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit do të merret brenda dy javësh.

Rusia, e cila ka lidhje të ngushta me Iranin, ka paralajmëruar ashpër kundër një ndërhyrjeje ushtarake të SHBA-së në anën e Izraelit.

Konfliktet në Lindjen e Mesme

këtë rubrikë mund të gjeni lajme, intervista, analiza, infografika, video dhe përmbajtje tjetër lidhur me konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, luftën në Gazë dhe tensionet tjera rajonale.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG