Ndërlidhjet

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”


Sulmet izraelite në Teheran të Iranit më 18 qershor 2025.
Sulmet izraelite në Teheran të Iranit më 18 qershor 2025.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, e akuzoi Izraelin se po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë” me sulmet ndaj Iranit, që i nisi më 13 qershor.

“Izraeli tani po e çon rajonin në prag të një katastrofe të plotë duke sulmuar Iranin”, tha ai gjatë një samiti të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll, më 21 qershor.

“Nuk ka ndonjë problem palestinez, libanez, sirian, jemenas apo iranian, por ka qartazi një problem izraelit”, u shpreh Fidan.

Kryediplomati turk bëri thirrje për dhënien fund të “agresionit të pakufizuar” ndaj Iranit.

“Duhet ta parandalojmë që situata të përshkallëzohet në një spirale dhune që do të rrezikonte edhe më shumë sigurinë rajonale dhe globale”, shtoi ai.

Duke folur pas Fidanit, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, akuzoi udhëheqësit perëndimorë për ofrim të “mbështetjes së pakushtëzuar” për Izraelin.

Ai tha se Turqia nuk do të lejojë që kufijtë në Lindjen e Mesme të ndryshohen “me gjak”.

“Është thelbësore që ne të tregojmë më shumë solidaritet për të ndalur banditizmin e Izraelit – jo vetëm në Palestinë, por edhe në Siri, Liban dhe Iran”, tha ai duke iu drejtuar 57 vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

Organizata për Bashkëpunim Islamik, e themeluar në vitin 1969, thotë se misioni i saj është “të mbrojë dhe ruajë interesat e botës myslimane në frymën e promovimit të paqes dhe harmonisë ndërkombëtare”.

Konfliktet në Lindjen e Mesme

këtë rubrikë mund të gjeni lajme, intervista, analiza, infografika, video dhe përmbajtje tjetër lidhur me konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, luftës në Gazë dhe tensioneve të tjera rajonale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG