Ekipi negociator i Izraelit u nis të hënën për në Katar për bisedime që synojnë zgjatjen e armëpushimit në Gazë, pasi autoritetet ndërprenë furnizimin me energji elektrike të territorit palestinez për të rritur presionin ndaj Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA-ja është duke shqyrtuar opsione të ndryshme në lidhje me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, por theksoi se “është e qartë që nuk duhet të ndodhë shpërbërja e vendit dhe një konflikt i ri”.
Gjatë përplasjes së tyre në Zyrën Ovale, presidenti amerikan, Donald Trump, i tha homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, se “t’i aktualisht nuk i ke letrat”.
Mbështetësit e politikanit prorus rumun të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, u përleshën me policinë, më 9 mars, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rumanisë hodhi poshtë kandidaturën e tij para përsëritjes së zgjedhjeve presidenciale.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Mark Rutte, mbërriti të hënën, për një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë politikë.
Dita Ndërkombëtare e Gruas, protesta jashtë e përleshje brenda Kuvendit të Serbisë e luftimet në Ukrainë janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 10 mars do të vizitojë Riadin ku do të takohet me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite.
Sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, rreth gjysma – apo 69 miliardë dollarë – e ndihmave ushtarake prej 139 miliardë dollarësh është dhënë nga SHBA-ja, dukshëm vendi më ndihmues.
Një grup njerëzish që jetojnë në vendet baltike kanë shprehur shqetësim nëse do të jenë më të ekspozuar ndaj presionit nga Rusia, pas pezullimit të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ukrainën.
Në një situatë të zakonshme, zgjedhjet për Inatsisartut-in 31 anëtarësh, apo Parlamentin e Grenlandës, do të merrnin pak vëmendje. Ishulli më i madh në botë, me një popullsi prej vetëm 60.000 banorësh, ishte rrallë në lajme.
Diplomacia në Maqedoninë e Veriut ka marrë një drejtim të ri - nuk heq dorë nga BE-ja, por po afrohet me vende që nuk janë në të njëjtën linjë me qëndrimet diplomatike të vendeve anëtare të Unionit, komentojnë analistët politikë për Radion Evropa e Lirë.
Një ditë më herët, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e hodhi poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për bisedime.
Shfaq më shumë