Georgescu, një figurë shumë pak e njohur e ekstremit të djathtë, i la gojëhapur ekspertët dhe sondazhet duke fituar më 24 nëntor. Ai i mposhti favoritët, përfshirë kryeministrin majtist, Marcel Ciolacu nga Partia e Socialdemokratëve, e cila ka mbizotëruar në Rumani me dekada.
Calin Georgescu - 62 vjeç, inxhinier i bujqësisë dhe një i pavarur që mezi u regjistrua në zgjedhje - jo vetëm që doli më mirë seç pritej, por e fitoi rundin e parë të 24 nëntorit me rreth 22 për qind të votave.
Dy palë zgjedhjet në ardhje në Rumani nuk do të përcaktojnë vetëm politikën e brendshme, por edhe atë të jashtme, përfshirë mundësinë e zbutjes së mbështetjes së Rumanisë për Ukrainën, teksa lufton pushtimin rus në shkallë të plotë.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, zgjodhi senatorin Marco Rubio si kryediplomat të tij, në kohën kur administrata e ardhshme po përgatitet të navigojë nëpër një botë gjithnjë e më të rrezikshme.
Asnjëherë armiq të përbetuar, por as fqinjët më të mirë. Bukureshti dhe Kievi sot ndoshta kanë raportet më të mira ndër vite, në mos në dekada.
Byroja Federale e Hetimeve, FBI, konfirmoi se Donald Trump ka qenë, mesa duket, shënjestër e një “përpjekjeje për ta vrarë” në fushën e tij të golfit në Floridë, më 15 shtator.
NATO-ja, ndihma ushtarake e së cilës ka qenë vitale për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, po përballet me thirrje në rritje që të bëjë më shumë për të shmangur sulmet ruse me raketa dhe dronë – disa prej të cilave kanë shkelur hapësirën ajrore të shteteve të NATO-s.
Telegrami është vënë në qendër të vëmendjes pasi në Paris më 24 gusht u arrestua Pavel Durov, bashkëthemeluesi i kësaj platforme.
A mundet që një ish-zyrtar me lidhje të thella në partinë në pushtet, Fidesz, të drejtojë një lëvizje për të çliruar Hungarinë nga korrupsioni i supozuar nën udhëheqjen e kryeministrit Viktor Orban?
Në periudhën kur Polonia ka qenë nikoqire e stërvitjeve ushtarake të NATO-s, operativët e dezinformimit janë aktivizuar tej mase në Bullgari, një tokë shumë pjellore për narrativat miqësore ndaj Kremlinit.
Shfaq më shumë