"Disa nga pikat e planit të Ban Ki Moon, si të tilla çojnë drejt ndarjes etnike dhe hedhin bazat e asaj që unë e quaj ndarje në heshtje apo të fshehtë", thotë për radion Evropa e Lirë, Daniel Serwer, nga Instituti Amerikan i Paqes.
“EULEX-i s'është i paanshëm, pasi është në anën e qytetarëve që jetojnë në Kosovë. EULEX s'është për të pranuar apo jo pavarësinë, pasi kjo varet nga shtetet individualisht", thotë Doris Pack, kryetare e Komisionit për Ballkanin Perëndimor në PE.
"BE dhe OKB po punojnë në sqarimin e detajeve se si do funksionojnë në terren. EULEX do veprojë në kontekstin e 1244-shit dhe do jetë nën ombrellën e KB-ve", thotë Karen Pierce, e ngarkuar me punë në misionin britanik në KB.
"Nuk kanë bërë sa duhet për njohjen e Kosovës. Ata nuk kanë lëvizuar për të mundësuar njohjen e shtetit të Kosovës veçanërisht në vendet islamike", thotë në intervistë për Radion Evropa e Lirë , ish-diplomati amerikan, Morton Abramowitz.
"Pika e hapjes së bisedimeve duhet të jetë e qartë: Kosova është e pavarur. Bisedimet duhet t'i shohim si bisedime mes dy vendeve sovrane. Mbi këtë bazë ka shumë për të biseduar", thotë Frank Wisner, emisar i SHBA-ve për statusin e Kosovës.
"Ka ngjashmëri alarmuese me atë se çfarë është bërë në Bosnjë e në Kroaci në vitet 1990 -1991 dhe sot në Kosovë. Emrat e strukturave të krijuara janë thuajse të njëjta”, thotë Robert J. Donia, profesor në Universitetin e Kalifornisë.
"Një gjë e tillë nuk mund të jetë qëllimi i bisedimeve", thotë ish-ndërmjetësuesi në bisedimet Prishtinë - Beograd, Albert Rohan, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
"Ju mund të jetoni nga njëra anë e kufirit dhe shpirtërisht të shihni nga ana tjetër. Ky s'është rasti i parë; kemi shumë raste të tilla në Evropën qendrore", thotë Michel Foucher, ekspert për politikat evropiane në Fondacionin Robert Schuman, në Paris.
"Jemi shumë afër ndarjes së Kosovës dhe kjo është fatkeqësi, pasi do të ketë implikime rajonale. Është gabim të pranohet ndarja e Kosovës si de facto, ashtu edhe ajo e ligjëruar", thotë për Radion Evropa e Lirë, Daniel Serwer, nga Instituti Amerikan i Paqes.
"UNMIK-u s'do të jetë në gjendje të përmbushë detyrat e tij për administrimin e brendshëm, në kohën kur Kushtetuta e Kosovës hyn në fuqi", tha Chase Beamer nga Departamenti i Shtetit për Radion Evropa e Lirë.
"Agjenda serbe për Kosovën, e mbështetur nga Rusia dhe disa aleatë të Serbisë, paraqet rrezik shumë të madh për Maqedoninë dhe rajonin", thotë për Radion Evropa e Lirë, Edward P. Joseph, ekspert amerikan për Ballkanin.
"UNMIK-u i ka bërë të qartë Beogradit se nuk është e drejtë mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë. Zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe mund të mbahen në një datë të mëvonshme, bazuar edhe në planin e Ahtisaarit", thotë Sabine Freizer, drejtore për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
"Paqja është shumë e rëndësishme, jo vetëm për ata që jetojnë në Kosovë, por edhe për ne që jemi të përfshirë. SHBA-të kërkojnë nga të gjithë që ta ruajnë qetësinë në muajt që vijnë", thotë Rosemary DiCarlo, zyrtare e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit.
"Ajo, ku gjendemi aktualisht, është një situatë kaotike, e cila duhet menaxhuar. Besoj se do të menaxhohet, për më tepër që misioni i Bashkimit Evropian është në Kosovë", ka thënë ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen.
Misioni i BE-së do jetë në Kosovë gjatë gjithë kohës së tranzicionit deri në anëtarësimin në BE. Kjo do të kërkojë më shumë se një dekadë", thotë James Dobbins për Radion Evropa e Lirë.
"Ta gëzosh lirinë është diçka madhështore. Për lirinë duhet punuar. Unë kam besim të plotë te populli i Kosovës", thotë në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Alain DELETROZ, zëvendëspresident i GNK-së, thotë se Rusia do ketë një qasje pragmatike në terren, të kombinuar me një gjuhë të ashpër në nivel të minsitrit të jashtëm.