Ndërlidhjet

Dobbins: Misioni evropian qëndron deri në anëtarësimin e Kosovës në BE


James Dobbins
James Dobbins

Misioni i BE-së do jetë në Kosovë gjatë gjithë kohës së tranzicionit deri në anëtarësimin në BE. Kjo do të kërkojë më shumë se një dekadë", thotë James Dobbins për Radion Evropa e Lirë.



James DOBBINS, ish i dërguar i SHBA-ve për Ballkanin

RADIO EVROPA E LIRË
Keni qenë shumë herë i ftuar i këtij emsioni, por këtë radhë është ndryshe, pasi Kosova është tashmë e pavarur. Cilat janë sfidat me të cilat përballet shteti i ri?

JAMES DOBBINS
Kosova tani duhet të demonstrojë se e meriton mbështetjen që mori nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë.

Kosova duhet të sillet në mënyrë të moderuar me pakicat dhe të përgatitet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Kosova duhet të fillojë të përgatitet për rrugëtimin e saj për anëtarësim të plotë në institucionet perëndimore.

RADIO EVROPA E LIRË
Përmendet anëtarësimin e plotë në organizmat ndërkombëtarë. Sa e dëmton Kosovën mosanëtarësimi në kohë të shpejtë në Kombet e Bashkuara, duke pasur parsysh kundërshtimin e Rusisë?

JAMES DOBBINS
Mendoj se anëtarësimi në Kombet e Bashkuara nuk do të ndodhë shpejt, por do të ndodhë.

Padyshim që do ishte shtysë e mëtejshme në legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës anëtarësimi në Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, vazhdimi i bashkëpunimit me institucionet perëndimore është i një rëndësie të madhe në praktikë për Kosovën.

RADIO EVROPA E LIRË
Ekspertët theksojnë se fuqitë perëndimore duhet të jenë të gatshme për angazhim afatgjatë në Kosovë. Në këtë kuptim, sa kohë do qëndrojë misioni i BE-së në Kosovë?

JAMES DOBBINS
Objektivi i Kosovës, ashtu si dhe për vendet e tjera të Ballkanit, është të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Pritjet e mia janë se misioni i Bashkimit Evropian do jetë në Kosovë gjatë gjithë kohës së tranzicionit deri në anëtarësimin në BE.

Kjo e fundit do të kërkojë më shumë se një dekadë dhe llogaris se Bashkimi Evropian do jetë atje gjatë gjithë kësaj kohe.

Me vite, mendoj se ky mision që fillon tani do të zvogëlohet, ashtu si ka ndodhur me KFOR-in.

Pavarësisht madhësisë së misionit, mendoj se do mbetet në Kosovë deri në anëtarësimin e plotë në BE.

RADIO EVROPA E LIRË
Shtetet e Bashkuara ishin mbështetësit kryesorë të pavarësisë së Kosovës. Si e shihni angazhimin amerikan pas pavarësisë?

JAMES DOBBINS
Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të mbështesin Kosovën. Trupat amerikane do mbeten në kuadër të KFOR-it.

Zyrtarë amerikanë do të ftohen nga Brukseli për të marrë pjesë në misionin e Bashkimit Evropian.

RADIO EVROPA E LIRË
Nëse i kthehemi kundërshtimit rus dhe serb për pavarësinë e Kosovës, a shihni mundësinë për një mini-luftë të ftohtë në Ballkan?

JAMES DOBBINS
E kemi pasur një mini-luftë të ftohtë në Kosovë gjatë tetë viteve të shkuara.

Enklavat serbe kanë refuzuar të pranojnë institucionet e Kosovës dhe kanë parë nga Beogradi për mbështetje.
Pres që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e shpjegoni zgjedhjen e Serbisë që të vazhdojë të luftojë për Kosovën në vend të integrimit në Bashkimin Evropian?

JAMES DOBBINS

Për momentin ata po përpiqen t'i bëjnë të dyja.
Ka vetëm një shumicë minimale në Serbi që i vë rëndësi zgjedhjes së Bashkimit Evropian, çfarë u tregua dhe në zgjedhjet e fundit.

Arsyet për këtë reagim janë kombinim i nostalgjive historike, krenarisë dhe lojërave politike për konsum të brendshëm.

Loja me këto ndjesi është bërë qëllimshëm nga politikanët vendorë, në mënyrë që t'i bëjnë kompromiset më të vështira.

RADIO EVROPA E LIRË
Nuk kemi parë rënie të nacionalizmit në shoqërinë serbe që nga rënia e Millosheviqit. Si e shpjegoni një fakt të tillë?

JAMES DOBBINS

Nuk jam i sigurt se si e masni rënien apo ngritjen në shkallën e nacionalizmit. Padyshim, Serbia po luan një rol shumë më pak trazues në rajon, sesa në kohën e Millosheviqit.

Rajoni është në paqe, me gjithë mungesën e vullnetit nga Qeveria serbe për kompromis dhe për bashkëpunim me fuqitë perëndimore.

Rajoni ka njohur përmirësime dhe sjellja e Serbisë ka njohur përmirësime gjithashtu.

Nga ana tjetër, Serbia synon anëtarësimin në NATO dhe BE. Ky rrugëtim është bërë më i vështirë dhe më i ngadaltë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth Kosovës, por nuk është bllokuar.

Drejtimi i Serbisë vazhdon të mbetet ai i modernizimit dhe Perëndimit.

RADIO EVROPA E LIRË
I kthehemi sërish Kosovës. Sipas jush, sa kohë do t'i duhet Prishtinës të njihet nga shumica e vendeve të botës, jo vetëm nga fuqitë kryesore?

JAMES DOBBINS
Ma mer mendja se kemi një lëvizje të shpejtë për njohjen e Kosovës nga fuqitë perëndimore dhe një numër vendesh jo të asociuara deri në vitin tjetër.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG