Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Qytetarë shqiptarë dhe serbë të Kosovës e shohin pozitivisht marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale serbe. Në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut thonë se ajo është në dobi të shtensionimit të situatës.
Dështimi i arritjes së një marrëveshjeje për targat midis Kosovës dhe Serbisë rriti shqetësimet e disa qytetarëve serbë në veri të Kosovës, për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve. Disa prej tyre thonë se situata është aq e tensionuar saqë duket si “gjendje lufte”.
Në vitin 2008, Fetije Nikçi vendosi që shtëpinë e saj në fshatin Rekë e Allagës, afër Pejës, ta kthejë në bujtinë për turistët e huaj, duke u bërë kështu gruaja e parë nga ky rajon që filloi të merret me turizëm. Sot, ajo udhëheq këtë biznes që pret e përcjell qindra turistë të huaj brenda vitit.
Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, kanë mbetur pa përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës.
Në Mitrovicën e Veriut të dielën e 6 nëntorit është mbajtur një protestë - e thirrur nga Lista Serbe - për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS - Republika e Kosovës.
Policia e Kosovës është duke lëshuar letra qortuese për qytetarët serbë të Kosovës që kanë automjete me targa ilegale serbe. Kjo është faza e parë e procesit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme që i lëshon Serbia, në targa RKS apo Republika e Kosovës.
Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë kanë qëndrime të ndryshme sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos shtyrë zbatimin e vendimit për targat e paligjshme serbe.
Flautistja kosovare, Venera Mehmetagaj-Kajtazi, tash e 48 vjet është në skenën e muzikës klasike. Ajo është flautistja e parë e Orkestrës Simfonike në Kosovë, e cila që nga mosha 14 vjeçe, nisi të shkelë skenat vendore dhe botërore.
Me moton “Zbulimi i hershëm-mbijetesë” të premten në Prishtinë u mbajt manifestimi me karakter informativ dhe kulturor, si dhe ecja tashmë tradicionale me qëllim vetëdijesimin për rrezikun nga kanceri i gjirit.
Të premten Komuna e Prishtinës ka filluar testimin e radhës të qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës. Por, ky testim ka shkaktuar tollovi dhe kolona të gjata të automjeteve nëpër rrugë. Se si dukeshin rrugët e kryeqytetit mëngjesin e së premtes, mund t’i shihni në fotografitë që kanë realizuar fotoreporterët e Radios Evropa e Lirë.
Shtëpi të mbyllura e me drita të fikura duken gjetkë nëpër Luginën e Preshevës. Ky rajon, i banuar me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, ka vite që përballet me emigrim të popullsisë. Shifrat e disa organizatave të huaja flasin për 20.000 të larguar në vitet e fundit.
Pas dy dekadash, shqiptarët e Luginës së Preshevës po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Zyrtarët që po kryejnë procesin, flasin për interesim të madh për t’u regjistruar.
Ky është një objekt i ri që po ndërtohej para më shumë se 30 vjetësh në kuadër të kompleksit hotelier "Iliria" në Deçan. Ky objekt nuk u finalizua për shkak të tensionimit të situatës në vitet e 90-ta.
Zvicra dhe Gjermania duket se janë destinacione të preferuara të disa kosovarëve për t’u vizituar. Në kohën kur liberalizimi i vizave për Kosovën ka hyrë në një fazë vendimtare, REL ka biseduar me qytetarë të komuniteteve të ndryshme në Kosovë për planet e tyre të udhëtimit.
Objekti i Sahat Kullës në Prishtinë është ndriçuar, pasi ai i është nënshtruar një restaurimi disamujor. Tani, dritat në këtë objekt do të jenë shumëngjyrëshe.
Jeta Zagragja është një ndërmarrëse në fushën e teknologjisë informative në Kosovë. Ka punuar për kompani të mëdha që operojnë në vend, ndërsa, së voni, ka themeluar një të vetën, që ofron shërbime të ndryshme për kompani të huaja.
Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë thonë se kanë pak shpresa se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.
Prindër të nxënësve të Shkollës Fillore “Faik Konica” në Prishtinë protestuan të hënën para objektit të shkollës, duke kërkuar fillimin e procesit mësimor. Gati të gjithë mësimdhënësit e shkollave publike të Kosovës janë në grevë, përveç disave që kanë nisur t’i mbajnë orët në mënyrë individuale.
Shfaq më shumë