Kosova solidarizohet me Ukrainën në përvjetorin e parë të pushtimit
Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj, në njëvjetorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj.
![Lëshimi i pëllumbave të bardhë në Prishtinë, si mesazh paqeje në përvjetorin e luftës në Ukrainë, më 24 shkurt.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-5992-08db166a3c09_w1024_q10_s.jpg)
1
Lëshimi i pëllumbave të bardhë në Prishtinë, si mesazh paqeje në përvjetorin e luftës në Ukrainë, më 24 shkurt.
![Një grup fëmijësh në Prishtinë me shalle me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, më 24 shkurt.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-5c3e-08db166a3bf3_w1024_q10_s.jpg)
2
Një grup fëmijësh në Prishtinë me shalle me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, më 24 shkurt.
![Gaztari ukrainas i strehuar në Kosovë, Serhii Shevchenko, duke buzëqeshur, teksa në duar mban një shall me mbishkrimin "Ukraina", më 24 shkurt.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-04f8-08db166c1288_w1024_q10_s.jpg)
3
Gaztari ukrainas i strehuar në Kosovë, Serhii Shevchenko, duke buzëqeshur, teksa në duar mban një shall me mbishkrimin "Ukraina", më 24 shkurt.
![Flamuj ukrainas para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në Prishtinë, më 24 shkurt.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-1ea1-08db166bfdfd_w1024_q10_s.jpg)
4
Flamuj ukrainas para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në Prishtinë, më 24 shkurt.