Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Ashtu ka qenë edhe mendimi apo dëshira ime që të bëj një hap, duke kërkuar të drejtën për vete, natyrisht t’ua mundësoj, t’ua krijoj mundësinë edhe të tjerëve… Ta bind institucionin të krijojë qasje për të gjithë.
Pas 20 ditësh bllokim të rrugëve që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ato u zhbllokuan më 29 dhjetor nga serbët lokalë në veri të vendit – të cilët vetë i kishin vendosur barrikadat.
Pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.
Gjatë natës së mbrëmshme janë djegur disa kamionë në barrikadën e vendosur të vendi i njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë Veriore. Kjo ka ndodhur pikërisht sot kur pritet largimi i barrikadave nga rrugët e veriut.
Gati tri javë pasi grupe serbësh nisën bllokimin e rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë në veri të Kosovës, barrikada u ngritën edhe në anën serbe të kufirit në Merdare - pjesa verilindore e Kosovës.
Jeta e Elvira Dushkut u lidh ngushtë me basketbollin që nga mosha e saj 14-vjeçare. Pasi nisi karrierën me ekipin e parë të vajzave në Prishtinë në vitet ’90, ajo nuk iu nda këtij sporti për më shumë se 25 vjet.
Rrugët kryesore, që çojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës, mbesin të bllokuara nga barrikadat që serbët lokalë i vendosën pas arrestimit të të dyshuarit kryesor për sulmin ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok.
Mëngjesi i 11 dhjetorit e gjeti veriun e Kosovës të qetë, por me rrugë të bllokuara. Megjithatë, gjatë natës është raportuar për sulme mbi patrullat vëzhguese të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. PK vazhdon prezencën e shtuar në lagjet e përziera etnikisht, si Mahalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut. KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar vazhdimisht situatën në veri. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta. Më 10 dhjetor në Rudarë, serbët lokalë u mblodhën në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb, ku vendosën barrikada.
Driada Matoshi, instruktore e jogës nga Kosova, ka zgjedhur që këtë kulturë të jetesës ta ndajë me personat e, siç thotë ajo, “moshë së artë”. Driada është e para në Kosovë që aplikon jogën me gratë mbi 50-vjeçare. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë
Xhubleta shqiptare përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri, por njëherësh edhe tipologjinë e veshjes më të vjetër në botë. Kjo veshje tashmë është nën mbrojtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO. Xhubleta ruhet edhe në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
Qytetarë shqiptarë dhe serbë të Kosovës e shohin pozitivisht marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale serbe. Në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut thonë se ajo është në dobi të shtensionimit të situatës.
Dështimi i arritjes së një marrëveshjeje për targat midis Kosovës dhe Serbisë rriti shqetësimet e disa qytetarëve serbë në veri të Kosovës, për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve. Disa prej tyre thonë se situata është aq e tensionuar saqë duket si “gjendje lufte”.
Në vitin 2008, Fetije Nikçi vendosi që shtëpinë e saj në fshatin Rekë e Allagës, afër Pejës, ta kthejë në bujtinë për turistët e huaj, duke u bërë kështu gruaja e parë nga ky rajon që filloi të merret me turizëm. Sot, ajo udhëheq këtë biznes që pret e përcjell qindra turistë të huaj brenda vitit.
Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, kanë mbetur pa përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës.
Në Mitrovicën e Veriut të dielën e 6 nëntorit është mbajtur një protestë - e thirrur nga Lista Serbe - për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS - Republika e Kosovës.
Policia e Kosovës është duke lëshuar letra qortuese për qytetarët serbë të Kosovës që kanë automjete me targa ilegale serbe. Kjo është faza e parë e procesit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme që i lëshon Serbia, në targa RKS apo Republika e Kosovës.
Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë kanë qëndrime të ndryshme sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos shtyrë zbatimin e vendimit për targat e paligjshme serbe.
Flautistja kosovare, Venera Mehmetagaj-Kajtazi, tash e 48 vjet është në skenën e muzikës klasike. Ajo është flautistja e parë e Orkestrës Simfonike në Kosovë, e cila që nga mosha 14 vjeçe, nisi të shkelë skenat vendore dhe botërore.
Shfaq më shumë