Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon të kandidojë sërish për postin më të lartë në vend. Osmani theksoi se pret formimin e institucioneve të reja dhe paralajmëroi bisedime për mbështetje të kandidaturës së saj.