Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Dy të akuzuar në rastin Banjska, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq, nuk u deklaruan rreth fajësisë në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 9 tetor. Ndërkohë, i akuzuari i tretë, Dushan Maksimoviq, tha se nuk është fajtor.
Në pikën e kalimit kufitar në Merdare filloi zbatimi i vendimit të ri të Qeverisë së Kosovës për lejimin e importit të të gjitha mallrave me origjinë nga Serbia.
Qeveria e Kosovës njoftoi më 7 tetor një rritje prej 20 për qind të pensioneve që financohen nga shteti. Nga kjo rritje do të përfitojnë edhe mijëra pensionistë që kanë më pak se 15 vjet stazh pune para luftës së viteve 1998-99 e që përfitojnë vetëm pension të moshës.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca fillestare në rastin Banjska, për të cilin Millan Radoiçiq dhe 44 të tjerë akuzohen për vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Nga ajo kohë deri më sot kanë ndodhur shumë zhvillime.
Një valë shpërthimesh të disa pajisjeve elektronike në Liban dhe Siri, lanë dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur më 17 dhe 18 shtator. Në Liban, për sulmet po fajësohet Izraeli, që deri tani ka heshtur.
Qindra qytetarë serbë protestuan të hënën para ndërtesave të institucioneve paralele të Serbisë në veri, të cilat u mbyllën javën e kaluar nga autoritetet e Kosovës. Ata kërkuan lirimin e objekteve të mbyllura dhe kthimin në punë. Një protestë e ngjashme u paralajmërua edhe për të martën.
Flurimi Hajdarit i ishte vrarë pjesa më e madhe e familjes gjatë masakrës së 26 marsit të vitit 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.
I sfiduar nga një fatkeqësi që i ndodhi në moshën 11-vjeçare, Grevist Bytyqi gjeti forcën që të bëhej një atlet i suksesshëm dhe tani po bën historinë, duke u bërë paraatleti i parë i Kosovës që merr pjesë në Lojërat Paralimpike, të cilat zhvillohen në Paris nga 28 gusht deri më 8 shtator.
Në Mitrovicë të Veriut do të hapen biznese të reja, që janë në pronësi të shqiptarëve nga Kosova.
Rajoni i Gorës në komunën e Dragashit është gati se i zbrazur gjatë vitit, por në verë, numri i banorëve shtohet me ardhjen e atyre që jetojnë jashtë vendit.
Kamionë me pesha të rënda u panë të enjten mbi urën e lumit Ibër. Të kontraktuar nga Qeveria e Kosovës, ata testuan qëndrueshmërinë e urës, të cilën Qeveria po bën përgatitje që ta hapë.
Me duartrokitje, fishekzjarrë dhe fjalët më të mira janë pritur sportistët olimpikë të martën në Kosovë, të cilët kanë përfaqësuar vendin në Lojërat Olimpike Verore, të cilat këtë vit po mbahen në Paris.
Vendet e Ballkanit e Perëndimor po synojnë të realizojnë projekte të mëdha të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet diellore dhe të erës.
Migrimi i jashtëm dhe i brendshëm i popullsisë ka ulur numrin e banorëve në komunën e Kamenicës, në pjesën lindore të Kosovës. Rrugën e migrimit, për një jetë më të mirë, do ta ndjekë edhe Lorik Morina nga fshati Topanicë i kësaj komune.
Gratë fermere ankohen se nuk po arrijnë të jenë përfituese të granteve për bujqësi shkaku i kritereve të vështira.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit.
Rritja e subvencioneve në bujqësi ka ndikuar që shumë kosovarë t’i kthehen mbjelljes së kulturave të ndryshme bujqësore. Një nga ta është edhe Shukri Sallahu nga fshati Zllatar i komunës së Ferizajt.
Ekspozita u hap në qendrën Barabar, në Hotelin Grand në Prishtinë, në kuadër të Festivalit Multikulturor, që këtë vit mban moton “Festojmë ngjashmëritë tona”.
Prishtina ishte mikpritëse e edicionit të 8-të të festivalit ndërkombëtar “Meeting of Styles”. Me artin e tyre, rreth 130 artistë të grafitit përçuan mesazhe nën tematikën “Educate to Elevate”, ndërsa u dhanë ngjyra rreth 2.800 metrave katrorë mure të kryeqytetit.
Shfaq më shumë