Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Largimi i serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës ka pezulluar jetën institucionale në këtë pjesë. Dorëheqjet nisën më 5 nëntor, pak ditë pasi Qeveria e Kosovës filloi zbatimin e një plani për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
E frymëzuar nga sukseset e vajzave kosovare në sportet luftarake, Arlinda Muça nga Peja po lufton për sa më shumë medalje në boks. Përveç ushtrimeve të përditshme që bën në këtë sport, ajo punon edhe si juriste e aktiviste për komunitetet pakicë në Kosovë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në intervistën për REL tha se propozim franko-gjerman parasheh zgjidhjen e kontesteve mes Kosovës dhe Serbisë në dy faza.
Petku i vjeshtës e ka mbuluar tashmë edhe Prishtinën. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Bujar Tërstena, sjell imazhe të bukura të kryeqytetit me ngjyra vjeshte.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka dhënë versionin e tij për ndërprerjen e vizitës në Beograd nga autoritet e Serbisë. Në pikën kufitare në Merdare, para mediave Bislimi tha para se Serbia dëshmoi se “nuk dëshiron stabilitet” dhe “normalizim të raporteve”.
“Situata ishte shumë e errët… nuk mund të kishte lajme të mira… por më i dhimbshmi ishte lajmi për burgosjen e gjithë atyre protestuesve, pjesëmarrësve në demonstratat e vitit ’81”. Kështu kujton Besa Çejku Buçinca ndjesinë e asaj kohe si prezantuese lajmesh.
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, në Prishtinë, më 19 tetor.
Ishte viti 2004, Kosova pas pesë vjetësh e dalë nga lufta, pa klinikë të onkologjisë dhe pa mundësi të mëdha trajtimi, kur Nafije Latifi u diagnostikua për herë të parë me kancer në gji. Nafijes iu rikthye sëmundja për herën e dytë pas 14 muajsh dhe për herën e tretë në vitin 2009.
Qytetarët serbë në komunat veriore të Kosovës nuk e kanë idenë se a do të mund t’i vozisin automjetet që i kanë të regjistruara me targa që i lëshon Serbia pas datës 31 tetor. Në këtë ditë përfundon afati i dhënë nga Qeveria e Kosovës për pajisje me targa të ligjshme, RKS.
Vetëm 10-15 për qind e vëllimit pyjor të Kosovës pritet në përputhje me legjislacionin në fuqi, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Pyjeve në vend. Prerjet ilegale janë duke shkaktuar dëme që nuk do të mund të riparohen me dekada të tëra, paralajmërojnë ekspertët e kësaj fushe.
Baleti Kombëtar i Kosovës sivjet shënon 50-vjetorin e themelimit. Në kohën e themelimit, trupa kishte 25 balerinë të rinj, prej të cilëve 19 burra dhe 6 gra. Në vitin 2005 Trupa e Baletit u rigjenerua me balerinët e rinj. Por, edhe pas 50 vjetësh, ata ende nuk kanë një shtëpi të tyre.
Mbi dy mijë eksponate të nxjerra nga thellësia e minierave të Kosovës gjenden në Muzeun e kristaleve në Mitrovicë. Grumbullimi i kristaleve ka nisur në vitet ’60, ndërsa muzeu është hapur në vitin 1964.
Kombinati metalurgjik Trepça, ishte një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Kjo ndërmarrje ishte shtylla kryesore industriale e ekonomisë së Kosovës.
Këshilli i Prindërve i Shkollës Fillore "Faik Konica" në Prishtinë, të hënën ka protestuar në oborrin e shkollës, duke kërkuar ndërprerjen e grevës dhe nisjen e procesit mësimor. Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.
Balerina kosovare, Sabrie Spahiu, nisi rrugëtimin në këtë art rreth 50 vjet më parë. Ajo i takon gjeneratës së parë të balerinëve të Trupës së Baletit të Kosovës.
Shfaq më shumë