Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në Prishtinë po mbahet edicioni i gjashtë i festivalit “Meeting of Styles”, që synon përmes grafiteve të transformojnë rrugët dhe hapësirat e tjera publike. Ky edicion po mbahet në rrugën B të kryeqytetit, ku mbi 100 artistë dhe krijues nga e mbarë bota po shfaqin artin e tyre.
Duke filluar nga 22 korriku, në kuadër të “Manifestës”, Bienales Evropiane Nomade, në Prishtinë organizohen aktivitete artistike, shfaqje e punëtori të ndryshme. Qëllimi i kësaj ngjarjeje që zgjat 100 ditë, është rikthimi i hapësirave publike te qytetarët.
Veprimi i një grupi të tifozëve për pengimin e një vizite të studentëve të huaj te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me arsyetimin se mes tyre kishte edhe serbë, u përcoll me kritika në rrjetet sociale. Por, ai gjeti edhe mbështetje mes disa qytetarëve të Kosovës.
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) i dhuroi 12 automjete policisë kufitare të Ukrainës. Të mbushura me ushqime, rroba dhe mjete higjienike, automjetet u nisën nga Prishtina drejt Ukrainës më 12 korrik.
Në rrugët e Prishtinës vërehen më pak vetura se zakonisht në këtë periudhë të vitit. Shtrenjtimi i naftës dhe benzinës thuhet se i ka detyruar shumë qytetarë të kërkojnë alternativa: nga trotinetet deri te biçikletat. Por, edhe këto mjete nuk janë pa telashe.
Edhe rrugët flasin në Prishtinë. Përmes grafiteve e muraleve. Çfarë nuk gjen në to... Mesazhe të dashurisë, zemërimit, krenarisë e zhgënjimit. Ka edhe plot pyetje që kanë mbetur pa përgjigje.
Disa qytetarë shqiptarë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në veri të Mitrovicës, thonë se nuk do të paguajnë rrymën e shpenzuar, nëse paratë e tyre i shkojnë një kompanie serbe. Më 21 qershor, Kosova dhe Serbia kanë arritur te një dakordim, që i hap rrugë faturimit të rrymës në veri.
Kosova dhe Serbia dakorduan hapat për zbatimin e marrëveshjes për energji, që i hap rrugë inkasimit të rrymës në veri të Kosovës. Banorët atje thonë se ka ardhur koha që ta paguajnë energjinë e shpenzuar.
Që nga viti 1999, organizata “Medica Gjakova” trajton dhe ndihmon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Udhëheqësja e saj, Mirlinda Sada, flet për sfidat që e kanë përcjellë - fillimisht në gjetjen e rasteve, pastaj në tejkalimin e paragjykimeve dhe riintegrimin e viktimave në shoqëri.
Marigona Shabiu, nga qyteti i Gjilanit, është angazhuar si aktiviste për të drejtat e njeriut qëkur ka qenë nxënëse. Sot, 29-vjeçarja udhëheq një organizatë në mbrojtje të të drejtave të grave, të komunitetit LGBTIQ+ dhe të kategorive të tjera të ndjeshme në Kosovë.
Në Prishtinë, fëmijët shënuan 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve përmes aktiviteteve të ndryshme. Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve tha se Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, pavarësisht se ka hyrë në fuqi më 2020 ende nuk ka gjetur zbatim.
Anastasiia Yehorova ka ardhur në Kosovë për t’u trajnuar për zbulimin dhe çaktivizimin e mjeteve shpërthyese. Ajo së bashku me 11 ukrainas të tjerë do të qëndrojnë në Pejë për një muaj ku shpresojnë të marrin njohuri të mjaftueshme për të qenë në gjendje të zbulojnë dhe çaktivizojnë minat.
Në një punëtori të vogël në Prishtinë, Raze Sadrija ka arritur të aftësojë qindra gra në zanatin e rrobaqepësisë. Në vitin 2003, ajo ka themeluar Shoqatën “Bardha”, të cilën sot e drejton vajza e saj.
Punëtorët në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë kërkuan kushte më të mira të punës, duke shënuar 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve me protesta.
Tash e tri dekada e gjysmë, Ergyle Gjurgjialo nga Prizreni merret me prodhimin e plisit. Kjo zeje, që tradicionalisht është kultivuar dhe ushtruar nga burrat në Kosovë, është burim jetese për familjen e saj 4-anëtarëshe.
Qentë endacakë bredhin rrugëve të Prishtinës me vite. Disa prej tyre janë edhe agresivë dhe sulmojnë qytetarët. Komuna e Prishtinës thotë se ka nisur së zbatuari një strategji, përmes së cilës synon të ulë numrin e qenve endacakë, si dhe të bëjë menaxhimin e tyre.
Ukraina ka aktualisht rreth 40 ushtarë në mision paqeruajtës në Kosovë. Ata do të kthehen së shpejti në vendin e tyre, të pushtuar nga Rusia qysh më 24 shkurt. Radio Evropa e Lirë bisedoi me majorin e ushtrisë ukrainase, Ivan Nastenko, i cili thotë se kthimi në zonën e luftës do të jetë nder për të.
Iliriana Jaka - Gashi nga viti 2011 drejton organizatën “Kosova - Woman for Woman”, e cila ka për qëllim të ndihmojë gratë në zhvillimin e aftësive të tyre dhe në punësim. Përmes punës së ekipit të Ilirianës, mbi 1,100 gra janë ndihmuar të punësohen.
Serbët në Kosovë protestuan në Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë më 25 mars, për të kundërshtuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe në Kosovë.
Jubilea Kabashi, nënë e dy fëmijëve, ka njëzet vjet që udhëheq Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren. E kërcënuar, e me raste edhe e sulmuar fizikisht, Jubilea u ka dalë në ndihmë qindra grave viktima të dhunës në familje.
Shfaq më shumë