Shënimi i 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës përmes fotove
Përmes ngjarjeve të ndryshme, më 17 shkurt Kosova shënoi 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë mbajtur seanca solemne, teksa pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet kryesore të Prishtinës.

1
Në Kosovë, më 17 shkurt u mbajt një seancë solemne e Kuvendit të Kosovës për nder të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

2
Gjatë kësaj seance, ku morën pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se forcimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës "mision i gjithsecilit”.

3
Për shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ata të Policisë së Kosovës parakaluan në sheshet kryesore të Prishtinës.

4
Për herë të parë, pjesëtarët e FSK-së dhe PK-së kanë parakaluar në vitin 2019, për të shënuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës.