Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, palët duhet të bëjnë kompromise. Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe bashkëpunimit që ka SHBA-ja me Bashkimin Evropian, Kosnett t
Komuniteti hebraik në Kosovë shprehet i entuziazmuar me njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ky komunitet i vogël në numër shpreson se afrimi i Kosovës me Izraelin, do të ndikojë në zhvillim, si dhe në ruajtjen e identitetit të tyre.
Pas pauzës prej gjashtë muajsh për shkak të koronavirusit, nxënësit kosovarë janë kthyer në shkolla me maska në fytyrë dhe duke respektuar distancën.
Prej fillimit të pandemisë me COVID-19, shumë qytetarë kanë kaluar nëpër kriza të ndryshme psikologjike. Njomza Halimi dhe Florina Qupevaj, janë dy psikologe nga Prishtina, të cilat që prej datës 22 prill kanë ndihmuar qindra kosovarë përmes linjës për ndihmë psikologjike pa pagesë (038 200 80 890).
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media më 7 shtator, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk e cenon partneritetin me Turqinë. Ai tha se për këtë çështje ka biseduar me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në shumë qendra ambulatore dhe spitalore në Kosovë janë ndezur qirinj në shenjë respekti për punëtorët shëndetësorë që kanë humbur jetën nga sëmundja COVID-19. Deri më tash, raportohet se kanë vdekur shtatë mjekë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë mbi 1,300 mjekë, infermierë si dhe puno
Rruga që pritet të lidhë Komunën perëndimore të Kosovës, Deçanin me Plavën në Mal të Zi është shndërruar në një problem pa zgjidhje në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit. Punimet janë ndërprerë.
Donald Trump ishte person i mirënjohur për amerikanët si një biznesmen dhe yll i televizionit kur shënoi një fitore të papritur si kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet e vitit 2016. Tani ai po kërkon një mandat të dytë si president i SHBA-së.
Ekspertët shëndetësorë kanë ardhur në përfundim se nëse qytetarët në SHBA do të bartin maska, atëherë numri i vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, do të përgjysmohet në muajt e ardhshëm.
Një person është vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë protestave antiqeveritare të dielën në mbrëmje dhe të hënën në mëngjes në Minsk të Bjellorusisë. Protestuesit opozitarë akuzojnë presidentin Alyaksandr Lukashenka për vjedhje të votave.
Përmes një proteste simbolike, infermierët e Kosovës kanë kërkuar nga qeveria që t’u paguhet më shumë ndërrimi i natës. Aktualisht ata paguhen 18 euro.
Përhapja e koronavirusit në Kosovë dhe kufizimi i lëvizjes, ka bërë që inxhinieri Ermal Sadiku, që merret me programim kompjuterik, të shkojë të jetojë në fshat dhe të merret me bujqësi.
Kujdesi ndaj personave të prekur me sindromën Down gjatë pandemisë së koronavirusit duhet të jetë edhe më i madh.
Një grup i vogël banorësh kanë protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë Qendrore të Prishtinës. Ata thanë se më shumë kanë nevojë për shkolla se për xhami.
Besë Zogu është në mesin më shumë se 300 mjekëve dhe infermierëve që punojnë si vullnetarë për t'u përkujdesur për pacientët me COVID-19.
Në dy ditët e fundit, pak qytetarë shihen pa maska në fytyrë, krahasuar me dy javë më parë, kur situata qëndronte ndryshe.
Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID -19.
Veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë protestuar në të gjitha qytetet e Kosovës për të kundërshtuar akuzat e ngritura për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.
Qeveria e Kosovës ka marr masa të reja për të ndaluar përhapjen e pandemisë pasi vendi ka shënuar numrin më të madh të fatalitetit dhe infektimeve në një ditë. Vetëm ditën e shtunë në Kosovë kanë vdekur 8 persona si dhe 178 të tjerë janë infektuar.
Në Kosovë kanë vdekur 52 persona nga koronavirusi i ri dhe afër tre mijë janë infektuar që nga muaji mars. Por, këto të dhëna nuk i kanë bindur shumë kosovarë, të cilët mendojnë se virusi nuk ekziston.
Shfaq më shumë