Lulëzimi i disa pemëve i ka dhënë hijeshi e gjallëri kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, në këto ditë të ngrohta prilli. Këto pamje të bukura i ka fiksuar me objektivin e tij fotografi i Radios Evropa e Lirë, Arben Hoti, të cilat ua sjellim të përmbledhura në një fotogaleri.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Çel Prishtina
1
Një burrë duke shëtitur qenin ndërsa shihen pemë të lulëzuara. 
2
Pemët kanë nxjerrë sytha ndërsa lulet e tyre e kanë zbukuruar Prishtinën. 
3
Lulëzimi i pemëve në qendër të Prishtinës.
4
Hapësira e gjelbër pranë objektit të Qeverisë së Kosovës ku janë vendosur disa ministri, është gjallëruar edhe më shumë nga lulëzimi i pemëve.