Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Sallat e Teatrit Kombëtar të Kosovës janë boshe, si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri, por ky institucion nuk e ka ndalur punën dhe shfaqjet po i transmeton drejtpërsëdrejti në rrjete sociale. Aktori Adrian Morina i fton qytetarët që t’i shikojnë shfaqjet në kohën sa ata janë në izolim.
Si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Ministria e Arsimit në Kosovë ka mbyllur shkollat dhe mësimi po zhvillohet në distancë. Njëra nga mësimdhënëset tregon se sa e vështirë është mbajtja e orës pa nxënës.
Qemajl Aliu, mjek nga Shtimja ka 18 vjet që jeton në Tiranë. Ai tani është duke ndihmuar pacientët e infektuar me COVID-19 në Shqipëri.
Një çift nga Istogu është martuar të dielën, në kohën kur shumë dasma dhe organizime të tjera janë anuluar, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Nusja dhe dhëndri tregojnë se si është martesa pa dasmorë.
Në një spital në veri të Italisë, disa robotë janë duke ndihmuar mjekët dhe infermierët që kujdesen për pacientët e infektuar me koronavirus. (Pamje: AP)
Kompania kosovare “Formon” që kryesisht krijon printerë 3D, ka krijuar një prototip të ventilatorit që besohet se do të ndihmojë të prekurit nga koronavirusi.
Për të paralajmëruar njerëzit për rrezikun nga koronavirusi, një burrë në Indi ka krijuar një veturë që ka pamjen e virusit COVID-19. Ai u ka kërkuar të gjithëve që të rrinë në shtëpitë e tyre.
Jetish Jetishi është mjeku i parë që u infektua me koronavirus në Kosovë, derisa trajtonte pacientët në vendin e tij të punës. Ai është shëruar dhe po qëndron në shtëpi, prej nga kërkon kujdes nga qytetarët, në mënyrë që të mos e rrezikojnë veten dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke punuar 12 orë në ditë, në mënyrë që të respektohet vendimi për kufizim të lëvizjes.
Teste të koronavirusit nuk ka mjaftueshëm, por teknologjitë e reja janë duke u dhënë mjekëve mjete të nevojshme për të luftuar pandeminë. Sipas ekspertëve, testimi është thelbësor jo vetëm për t'i trajtuar pacientët individualisht, por edhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Kur të gjitha institucionet kulturore në Essen të Gjermanisë janë të mbyllura për shkak të koronavirusit, qytetarët i janë kthyer viteve të 80-ta duke shikuar filma nga veturat e tyre.
Mbi 20 studentë të Fakultetit të Mjekësisë janë duke punuar si vullnetarë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Në karantinë, ata janë duke ofruar shërbime mjekësore për qindra qytetarë që u izoluan, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Një baba 30-vjeçar nga Shangai, ka dizajnuar një mbajtëse që ta mbrojë fëmijën e tij nga koronavirusi. Sipas tij kjo mbajtëse e veçantë ofron siguri për foshnjën e tij dy-muajsh.
Një grua nga Izraeli ka trajnuar papagallin e saj Luka që të japë një mesazh, në këtë kohë kur bota është duke kaluar një kohë të vështirë teksa po përballet me koronavirusin.
Kryetarët e qyteteve dhe regjioneve të ndryshme në Itali janë nervozuar shumë keq me qytetarët që nuk po respektojnë masat e kërkuara nga qeveria për të qëndruar në shtëpi. Italia është duke kaluar nëpër një kohë të vështirë pasi ka numrin më të madh në botë të personave që kanë vdekur nga koronavir
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes, si masë e re në luftën kundër koronavirusit, duke filluar nga e martja në orën 10:00. Kështu duken disa rrugë të kryeqytetit pas hyrjes në fuqi të vendimit.
Me vendim të Bashkësisë Islame të Kosovës janë ndaluar të gjitha tubimet fetare në të gjitha xhamitë, si masë mbrojtëse nga koronavirusi. Kjo ishte e premtja e parë që xhamitë ishin të zbrazëta.
Shumë qytetarë në Prishtinë dhe qytete tjera kanë bërë zhurmë dhe kanë goditur enë të ndryshme nga ballkonet e tyre për të protestuar kundër krizës së fundit qeveritare. Ata kanë kërkuar nga qeveritarët që t’i lënë anash dallimet dhe të koncentrohen në luftimin e përhapjes së koronavirusit.
Shumë qytetarë në Prishtinë dhe qytete tjera kanë bërë zhurmë dhe kanë goditur enë të ndryshme nga ballkonet e tyre për të protestuar kundër krizës së fundit qeveritare. Ata kanë kërkuar nga qeveritarët që t’i lënë anash dallimet dhe të koncentrohen në luftimin e shpërndarjes së koronavirusit.
Afër mullirit në fshatin Prugovc të Prishtinës, qytetarët me veturat e tyre po presin në radhë, për t’u furnizuar me miell. Pas përhapjes së koronavirusit të ri, kërkesa të mëdha për miell ka pasur edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Shfaq më shumë