Fshati Lebanë ngufatet nga mbeturinat
Në fshatin Lebanë, Komuna e Prishtinës, vazhdon të ekzistojë një deponi ilegale e mbeturinave. Pavarësisht se autoritetet komunale e kishin pastruar këtë zonë, që gjendet pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina, përfshirë oriendi shtëpiake, materiale ndërtimore e të tjera. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), më 2021 janë regjistruar 1,189 deponi ilegale. Ndërkaq, sipas të dhënave të kësaj agjencie për vitin 2020, numri më i madh i deponive gjenden në rajonin e Prishtinës, përkatësisht 277.
1
Bagëtitë kullotin në këtë deponi ilegale të mbeturinave në Lebanë të Prishtinës, në të cilën gjenden edhe mbetje kancerogjene.
2
Autoritetet komunale të Prishtinës kanë paralajmëruar se do të vendosin rrethoja përgjatë hapësirës së deponisë ilegale në fshatin Lebanë.
3
Dy këlysh shihen në deponinë ilegale të mbeturinave në Lebanë.
 
4
Deponia gjendet pranë disa shtëpive në fshatin Lebanë, dhjetë kilometra nga Prishtina.
 
Facebook Forum