Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Më 17 tetor, qytetarët e Kosovës zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale. Në këto zgjedhje, qytetarët mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist. Qendrat e votimit hapen në ora 07:00 dhe pritet të mbyllen më 19:00.
Policë e qytetarë janë lënduar ndërsa gazetarë shqiptarë e serbë kanë qenë cak i sulmeve gjatë një proteste të serbëve lokalë ndaj aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, që është zhvilluar më 13 tetor në disa qytete të Kosovës. Tetë persona janë arrestuar ndërsa dhjetë të tjerë janë në kërkim.
Policia e Kosovës më 13 tetor u largua nga komuna e Zveçanit, pasi zhvilloi një aksion kundër kontrabandës së mallrave. Serbët lokalë të kësaj komune kundërshtuan këtë aksion policor. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese kundër protestuesve.
Banorët që jetojnë në qytezën e Fushë Kosovës, thonë se ndërtimet e bëra pa standarde, e kanë shndërruar këtë komunë në një kaos urbanistik. Sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP), Fushë Kosova është njëra nga komunat që karakterizohet me dendësinë më të madhe të popullatës për kilometër katror.
E gjatë jo më shumë se 1.2 kilometra, rruga "Muharrem Fejza" në Prishtinë ishte planifikuar të asfaltohej për 120 ditë. Mirëpo që nga muaji prill, kur kanë filluar punimet, kanë përfunduar vetëm 200 metrat e para të rrugës. Kjo është njëra ndër rrugët më të ngarkuara në kryeqytetin e Kosovës.
Në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 4 tetor nisi zbatimi i marrëveshjes për targat e automjeteve. Shoferët e të dyja vendeve kanë vendosur letrat ngjitëse duke mbuluar simbolet e shteteve përkatëse.
Në pikat kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë ka filluar të zbatohet marrëveshja për targat, e cila u nënshkrua më 30 shtator në Bruksel. Shoferët e të dyja shteteve, po vendosin letrat ngjitëse në targat e automjeteve që kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.
Një nga ngjarjet që solli tensionet më të larta mes Kosovës dhe Serbisë, në vitet e fundit, ka përfunduar të shtunën (2 tetor) me largimin e barrikadave dhe tërheqjen e njësive speciale policore nga veriu.
Në pikën kufitare në Jarinjë, të shtunën, më 2 tetor, ka nisur të lirohet rruga që ka qenë e bllokuar për më shumë se 12 ditë nga serbët lokalë. Deri në oren 08:00, njëra korsi e rrugës është liruar nga protestuesit. Ata kanë nisur t’i mbledhin gjësendet e tyre dhe pritet të largohen bashkë me kamio
Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Serbia ka dorëzuar mbetjet mortore të shtatë personave, të cilët u vranë gjatë luftës në Kosovë. Të vrarët ishin nga fshati Rezallë dhe u gjetën në Kizhevak të Serbisë. Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi.
Që nga e hëna e javës së kaluar, rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara nga qytetarët serbë në veri të Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 27 shtator deklaroi se e mbështet vendimin e Kosovës për reciprocitet lidhur me targat e Serbisë. Rama i bëri thirrje Serbisë që të ndalojë manovrat ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën.
Dhjetëra qytetarë të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, të martën kanë pritur në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë për t’u pajisur me targa të përkohshme të Kosovës.
Banorët e fshatit Vranidoll, në periferi të Prishtinës, thonë se do të kundërshtojnë çdo vendim të komunës që në fshatin e tyre të groposen mbetje patologjike nga spitalet kryesore.
Një aeroplan nga Mbretëria e Bashkuar ka marrë me veti 117 afganë të cilët ishin strehuar përkohësisht në Kosovë. Rreth 900 afganë të tjerë ende janë në Kosovë në pritje të largimit gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme.
Ka tre muaj që qindra placenta qëndrojnë në frigoriferët e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë sepse nuk ka vend ku të groposen. Të stërmbushur nga placentat, frigoriferët po qëndrojnë hapur duke paraqitur rrezik për foshnjat e sapolindura që qëndrojnë pak metra më larg.
Pandemia ka varfëruar edhe më shumë një familje pesëanëtarëshe nga Mitrovica. Edhe ato pak ndihma që merrte nga të tjerët, tashmë janë ndaluar. Të dhënat e fundit thonë se afër 26.000 familje në Kosovë marrin asistencë sociale nga 60 deri 180 euro në muaj, varësisht sa anëtarë ka një familje.
Qindra pjesëtarë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas (RAE) në Prizren kanë marrë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19. Shumë nga këta banorë thonë se kishin probleme të bënin terminë online, prandaj një ekip mobil i mjekëve shkoi te ta për t’i vaksinuar.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar 55 automjete ushtarake të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shfaq më shumë