Me moton “Boll ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve” të enjten dhjetëra persona me nevoja të veçanta marshuan në qendër të Prishtinës kundër dhunës ndaj grave.
Protestuesit që mbanin të veshur nga një pelerinë të bardhë, thanë se abuzimet nuk duhet fshehur brenda mureve.
Nga organizata Artpolis, që ka përkrahur organizatat joqeveritare për organizimin e protestës, thanë se edhe në familjet ku jetojnë personat me nevoja të veçanta, dhuna është e pranishme.
Asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk ishin pjesë e protestës, e cila u mbajt në kuadër të fushatës "16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore".
Rastet e dhunës në familje në Kosovë janë rritur në vitet e fundit. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë, gjatë periudhës janar-tetor 2022, janë regjistruar 2.273 raste të dhunës në familje.
Facebook Forum