Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Të dielën mbrëma, disa rrugë të Prishtinës u vërshuan, pas një stuhie shiu. Komuna e Prishtinës tha se gjendja është nën kontroll dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se është në gjendje gatishmërie nëse kësaj komune i duhet ndihmë.
Komuna e Prishtinës ka lejuar për herë të parë organizimin e një aktiviteti kulturor në shesh të hapur, që kur filloi pandemia. E emëruar "Akull në Verë", kjo ngjarje ka mbledhur dhjetëra biznese të vogla, të cilat do të shesin pije dhe ushqim për një muaj në sheshin "Zahir Pajaziti".
Komuna e Prishtinës ka dekoruar kryeqytetin me objekte të ngjyrave të ndryshme, si pjesë e aktiviteteve verore.
Universiteti i Prishtinës dhe Kisha Ortodokse Serbe po përballen në gjykatë lidhur me të drejtën e shfrytëzimit të tokës ku gjendet edhe kisha e papërfunduar ortodokse. Ky proces pritet të përcaktojë edhe të ardhmen e objektit të kishës, që gjendet afër kampusit të universitetit.
Qindra-mijëra nxënës dhe studentë shqiptarë nga Kosova janë dëbuar nga shkollat e tyre gjatë viteve të 90-ta. Ata u detyruan të mësojnë në kushte të këqija në shtëpi, bodrume dhe dyqane.
Senatorja amerikane, Joni Ernst që vjen nga shteti i Ajovës, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor po rrezikohet nga ndikimi rus, që sipas saj më së shumti është i shfaqur në Serbi.
Çdo 4 korrik amerikanët kudo që janë shënojnë Ditën e Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara. Kjo festë u shënua edhe në Bondsteel bazën kryesore amerikane në Kosovë. Para ushtarëve amerikanë, senatorja Joni Ernst, tha se Kosova është një mision i veçantë për ushtrinë amerikane.
Përkrahës të komunitetit LGBTI kanë marshuar në sheshet e Prishtinës në Paradën e Krenarisë, të organizuar për herë të pestë. Në këtë paradë u kërkua të respektohen të drejtat e këtij komuniteti si dhe të lejohen martesat mes gjinisë së njëjtë.
Në Gazimestan, serbët nga Kosova dhe rajoni shënuan Vidovdanin, duke përkujtuar betejën e Kosovës, të vitit 1389, mes serbëve dhe ushtrisë turke. Të pranishmit kënduan këngë patriotike dhe morën pjesë në një liturgji në Manastirin e Graçanicës dhe në një shërbesë të mbajtur në Gazimestan.
Jahja Prestreshi, një mësues nga fshati Mazgit në periferi të Prishtinës, ishte duke dhënë mësim në një nga shkollat e Obliqit, kur policia serbe e largoi atë nga puna në vitin 1990. Ky ishte vetëm fillimi i një dekade të vështirë për Prestreshin, i cili jetoi në dekadën e segregimit që kulmoi me lu
Qytetarët në Prishtinë dhe Beograd, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se Kosova dhe Serbia do të duhej të normalizonin raportet. Por, ata kanë mendime të ndryshme se çfarë do të sillte normalizimi.
Për disa vite më radhë, në shumë rrugë të Prishtinës, janë realizuar mbi 215 vizatime nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë në mure dhe në hapësira të braktisura në lokacione të ndryshme. Ato paraqesin figura të ndryshme të njerëzve dhe të kafshëve.
Me moton “Me ju çlirimtarë”, të shtunën, më 12 qershor, është mbajtur aktiviteti protestues përmes artit, në mbështetje të tetë ish-pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998-99, u vranë mbi 1 mijë fëmijë. Shumë prej tyre u vranë dhe u gjymtuan edhe pas mbarimit të luftës, kryesisht nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese. Të premten, më 4 qershor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit.
Shumë zona turistike në Kosovë kanë një nivel të lartë të ndotjes, që shkaktohet nga mbeturinat që lënë pas vetes vizitorët. Por, së fundmi një grup joformal i njohur si ‘Vullnetarët për Atdhe të Pastër’ është duke organizuar aksione të pastrimit në Kosovë dhe Shqipëri.
Rreth 20 persona në Prishtinë janë mbledhur para qeverisë për të shprehur përkrahjen e tyre ndaj shtetit të Izraelit pas shpërthimit të luftimeve mes këtij shteti dhe militantëve të Hamasit.
Ditëve të fundit është rritur interesimi i qytetarëve për të marrë vaksinë kundër COVID-19. Turma të shumta u panë së fundmi në qendrën e vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë. Por, një organizim i mirë vërehet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në qytetin e Vushtrrisë, ku deri më tani janë vak
Në kohën kur në mbarë botën është duke u shuar disiplina e kërkimit të specieve të reja, profesori i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Prishtinës, Halil Ibrahimi, gjeti një insekt të veçantë që jeton vetëm në Kosovë dhe i cili u bë i famshëm botërisht pasi u emërua.
Përkundër studimeve të shumta shkencore që tregojnë se vaksina AstraZeneca kundër kornavirusit është efektive, besimi në të ka rënë.
Shfaq më shumë