Ndërlidhjet

Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme

Ndotja e ajrit nga termocentrali me thëngjill afër Obiliqit.
Ndotja e ajrit nga termocentrali me thëngjill afër Obiliqit.

Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, shumë qytete të Kosovës u përballën me ndërprerje të energjisë elektrike.

Në disa prej tyre ky problem zgjati me ditë. Arsyetimi i institucioneve ishte mbingarkesa në rrjetin energjetik të Kosovës.

Tani, që fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit po vazhdon, partitë politike po premtojnë rregullimin e këtij problemi për të pasur furnizim të plotë me rrymë.

Termocentral me gaz, termocentral me thëngjill, e hidrocentrale, janë disa nga zgjidhjet që po i përmendin katër kandidatët për kryeministër.

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës gjatë një vizite në hidrocentralin e Orqushës në rajonin e Dragashit, premtoi lehtësim të procedurave për ata që duan të investojnë në hidrocentrale.

“Do ta krijojmë një institucion, një agjenci ‘one-stop-shop’ ku të gjithë të interesuarit për të investuar në sektorin e prodhimit të energjisë do të pajisen me leje dhe dokumentacion”, tha Hamza.

Në fushatë, Hamza ka përmendur edhe ndërtimin e një centrali me gaz që, sipas tij, do të mund të ndikonte në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.

Pikë kyç e programit të tij, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka po ashtu investimin në prodhim të energjisë elektrike me gaz.

“Ne do të ndërtojmë centralin e ri me gaz në Ferizaj. 500 milionë euro investim për centralin me gaz amerikan”, tha Abdixhiku.

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët qëndron pas idesë për të ndërtuar një termocentral të ri me thëngjill.

“Po ta kishim ndërtuar ne një 500 megavatësh me qymyr - unë s’jam për energji me qymyr se e di që ka ndotje, ama mos harroni teknologjia e re sot nuk ndot, besoni e ka një për qind emetim”, tha Haradinaj gjatë një tubimi zgjedhor në Klinë.

Për dallim nga Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj, kryeministri aktual dhe kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimet e tij gjatë fushatës nuk ka folur shumë për fushën e energjisë.

Në disa raste ka përmendur një park energjetik për Vushtrrinë dhe vënien në funksion të sistemit të baterive akumuluese nga granti amerikan i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit – MCC.

“Kosova do të ketë një miks të energjisë, që bazohet në burime vendore dhe gjithnjë e më shumë në burime të pastra të ripërtërishme nga era dhe dielli’’, tha Kurti në shpalosjen e programit zgjedhor më 25 janar.

Qeveria e drejtuar nga Kurti së fundi ka shpallur projektin në vlerë të 137 milionë eurove për rehabilitimin e njësisë 3A të termocentralit Kosova A.

Çfarë zgjidhjesh për rrymën po premtojnë partitë në fushatë? Çfarë zgjidhjesh për rrymën po premtojnë partitë në fushatë?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:07:58 0:00

Të tre liderët në deklarimet e tyre kanë përmendur edhe zgjidhje të tjera që përfshinë zgjerimin e burimeve për prodhim të energjisë së ripërtërishme.

Sa përputhen këto premtime me objektivat klimatike të BE-së?

Disa prej këtyre planeve bien ndesh me objektivat e Bashkimit Evropian që deri në vitin 2050 vendet që synojnë anëtarësimin duhet të kenë zero emetim të dyoksidit të karbonit.

Sipas organizatës mjedisore Bankwatch Network me seli në Pragë të Çekisë, prodhimi i energjisë elektrike në një central me gaz siç planifikojnë PDK-ja dhe LDK-ja, nuk është zgjidhje e duhur për Kosovën.

“Gazi është shumë-shumë i shtrenjtë për t’u përdorur për energjinë bazë veçanërisht, sepse do të ketë gjithnjë e më shumë energji diellore dhe të erës, të cilat kanë kosto operimi jashtëzakonisht të ulët”, tha Pippa Gallop zyrtare për politikat energjetike në Bankwatch Network.

Gallop thotë se centralet me gaz kanë një kosto të lartë të operimit.

“Edhe nëse termocentrali me gaz ndërtohet, përdorimi i tij do të jetë jashtëzakonisht i shtrenjtë, sepse gazi që do të marrim tani, nuk do të jetë i lirë si gazi rus. Gazi amerikan është gaz i lëngshëm, i cili duhet të përpunohet’’, thotë Gallop.

Përveç se i kushtueshëm, Gallop thotë se ndërtimi i një centrali me gaz parashihet të zgjasë deri në dhjetë vjet dhe konsiderohet shumë e vonë si ide, bazuar në politikat klimatike të Bashkimit Evropian.

“Si pjesë e objektivave klimatike të BE-së, gazi do të duhet të hiqet gradualisht. Dhe, kjo duhet të ndodhë më së voni deri në vitin 2050. Pra, kushdo që tani po propozon të fillojë të ndërtojë termocentrale me gaz, ka ardhur me të vërtetë 20 vjet me vonesë në histori’’, shtoi Gallop.

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti në fillim të mandatit e refuzoi ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit, me arsyetimin se ka një kosto të lartë prej rreth 600 milionë eurosh, ndërkohë që Koorporata e Sfidave të Mijëvjeçarit – MCC ishte zotuar për një grant prej 200 milionë eurosh.

Në programet e tyre zgjedhore, partitë politike i shpjegojnë më në detajet planet për prodhimin të energjisë, përveç Vetëvendosjes që deri më tani pa publikuar pjesëza të programit.

Çka shkruhet në programet e partive për rrymën?

Vetëvendosje në një pjesë të programit të saj, përveç modernizimit të termocentralit Kosova B, përmend edhe ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta me Shqipërinë, si dhe investime të tjera në energji të ripërtërishme.

“Termocentrali Kosova A do të modernizohet, ndërsa Termocentrali Kosova B do të rehabilitohet thellësisht ashtu që të rritet siguria e furnizimit dhe të ulet ndjeshmëria ndaj krizave eventuale nga jashtë’’, thuhet në programin e Vetëvendosjes.

PDK-ja fokusohet për prodhimin e energjisë elektrike nga një termocentral me gaz dhe investime në hidrocentrale.

“Planifikojmë ndërtimin e termocentralit me gaz me një kapacitet prej 350 MW krahas lidhjeve me tubacione me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në programin zgjedhor të PDK-së.

Kosova që ka resurse të pakta ujore, ka një përvojë jo aq të mirë të ndërtimit të hidrocentraleve për shkak të degradimit të lumenjve.

Pavarësisht kundërshtimit të banorëve të Deçanit dhe Shtërpcës, në rrjedhën e Lumëbardhit dhe Lepencit, u ndërtuan hidrocentrale që shkaktuan dëme të shumta në mjedis.

LDK-ja në programin e saj parasheh ndërtimin e centralit me gaz, i cili do të pasonte mbylljen e termocentralit Kosova A.

“Ky lloj centrali do të përdoret edhe për nevoja momentale të furnizimit me energji elektrike, edhe për nevoja të balancimit të sistemit të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në programin e LDK-së.

Por, centralet me gaz përveçse kanë kosto të lartë të ndërtimit, kanë kosto të lartë të mirëmbajtjes dhe në rastet kur çmimi i gazit rritet, rritet edhe kostoja e prodhimit të energjisë elektrike.

LDK-ja dhe PDK-ja ofrojnë edhe alternativa të tjera të prodhimit të energjisë së ripërtërishme për të zëvendësuar prodhimin e rrymës nga djegia e thëngjillit.

AAK-ja është e vetmja që premton ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill krahas idesë për ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit.

Në programin e saj listohen disa masa dhe veprime, pa dhënë sqarime se si do të bëhen.

“Energji efikase, që ofron furnizim të vazhdueshëm, të stabilizuar dhe me çmim të përballueshëm; ulja e TVSH-së së energjisë elektrike në nivelin 6% për përdoruesit familjarë.”

Burimet e rrymës në Kosovë

Aktualisht, Kosova ka dy termocentrale me thëngjill, të cilat prodhojnë mbi 90 për qind të energjisë elektrike.

Termocentrali Kosova A u vu në funksion në vitin 1962.

Sipas të dhënave nga Korporata Energjetike e Kosovës aktualisht janë në funksion vetëm blloqet A3, A4 dhe A5 të këtij termocentrali.

Prodhimi vjetor nga ky termocentral është rreth 1.500GW/h.

Kurse, termocentrali Kosova B përbëhet nga dy njësi gjeneruese të njohura si njësia B1 dhe B2.

Sipas një raporti të Bankës Botërore për klimën dhe zhvillimin e Kosovës i publikuar në dhjetor të vitit 2024, infrastruktura e vjetruar e termocentraleve me thëngjill është një ndër faktorët kryesorë të degradimit të mjedisit.

Në 25 vjetët e ardhshme Kosova synon dekarbonizimin bazuar në Marrëveshjen e Gjelbër për Ballkanin e nënshkruar në Samitin e Sofjes.

Kurse, janë aktive dy parqe të energjisë me erë, në Bajgorë të Mitrovicës së Jugut dhe në Kitkë të Kamenicës.

Energjia e gjelbër nga kodrat e Kamenicës

Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e thëngjillit në termocentralet e Obiliqit.
1/19 Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e thëngjillit në termocentralet e Obiliqit.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Viteve të fundit në Kosovë është rritur përpjekja për të rritur burimet e energjisë së ripërtërishme.<br />
<br />
&nbsp;
2/19 Viteve të fundit në Kosovë është rritur përpjekja për të rritur burimet e energjisë së ripërtërishme.

 
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Një nga projektet që është në funksion është edhe parku i erës Kitka në komunën e Kamenicës.
3/19 Një nga projektet që është në funksion është edhe parku i erës Kitka në komunën e Kamenicës.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në Parkun e Erës Kitka.
4/19 Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në Parkun e Erës Kitka.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kitka është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat.
5/19 Kitka është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
6/19 Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Ndër projektet që gjenerojnë energji të ripërtërishme në Kosovë, është një park i erës në Bajgorë të Mitrovicës së Jugut - që është një bashkëpunim firmash nga Kosova, Gjermania dhe Izraeli - si dhe një tjetër i ngjashëm në Kitkë të Kamenicës, investim nga kompania turke &ldquo;Guirish&rdquo;.
7/19 Ndër projektet që gjenerojnë energji të ripërtërishme në Kosovë, është një park i erës në Bajgorë të Mitrovicës së Jugut - që është një bashkëpunim firmash nga Kosova, Gjermania dhe Izraeli - si dhe një tjetër i ngjashëm në Kitkë të Kamenicës, investim nga kompania turke “Guirish”.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Parku i Bajgorës, filloi prodhimin në fund të vitit 2021 dhe ka rreth 30 turbina, prodhim i kompanisë General Electric.
8/19 Parku i Bajgorës, filloi prodhimin në fund të vitit 2021 dhe ka rreth 30 turbina, prodhim i kompanisë General Electric.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Në një përpjekje për të rritur prodhimin e energjisë përmes burimeve të ripërtrishme në Kosovë, Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar një ankand për investitorë të mundshëm në këtë fushë dhe fituesi i këtij ankandi pritet të shpallet në javët në vazhdim.
9/19 Në një përpjekje për të rritur prodhimin e energjisë përmes burimeve të ripërtrishme në Kosovë, Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar një ankand për investitorë të mundshëm në këtë fushë dhe fituesi i këtij ankandi pritet të shpallet në javët në vazhdim.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kosova vazhdimisht ka thënë se po bën përpjekje për ta shtyrë tranzicionin energjetik të vendit, ku shumica e energjisë elektrike ende prodhohet nga&nbsp;qymyri.
10/19 Kosova vazhdimisht ka thënë se po bën përpjekje për ta shtyrë tranzicionin energjetik të vendit, ku shumica e energjisë elektrike ende prodhohet nga qymyri.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Rreth 82 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e qymyrit, ndërsa pjesa tjetër nga burimet e ripërtërishme të energjisë, ku përfshihen: hidrocentralet, centralet e erës dhe panelet diellore.
11/19 Rreth 82 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e qymyrit, ndërsa pjesa tjetër nga burimet e ripërtërishme të energjisë, ku përfshihen: hidrocentralet, centralet e erës dhe panelet diellore.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Për dallim prej projekteve tjera në fushën e energjisë së ripërtërishme, projektet e hidrocentraleve janë kundërshtuar nga banorët lokalë që jetojnë pranë lumenjve. Kjo çoi në ndërmarrjen e masave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në parandalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të reja.
12/19 Për dallim prej projekteve tjera në fushën e energjisë së ripërtërishme, projektet e hidrocentraleve janë kundërshtuar nga banorët lokalë që jetojnë pranë lumenjve. Kjo çoi në ndërmarrjen e masave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në parandalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të reja.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kosova hapi ankandin e parë për energji solare në maj të vitit 2023, ku synohet realizimi i një parku solar (energji diellore), me kapacitet prodhimi prej 100 megavatesh në orë.
13/19 Kosova hapi ankandin e parë për energji solare në maj të vitit 2023, ku synohet realizimi i një parku solar (energji diellore), me kapacitet prodhimi prej 100 megavatesh në orë.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kosova në ankand ofron tokën publike me qira për 30 vjet, qasje të lehtë për automjete dhe pajisje, marrëveshje të garantuar për blerje të energjisë diellore për 15 vjet dhe lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit.
14/19 Kosova në ankand ofron tokën publike me qira për 30 vjet, qasje të lehtë për automjete dhe pajisje, marrëveshje të garantuar për blerje të energjisë diellore për 15 vjet dhe lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kuvendi i Kosovës miratoi Strategjinë për Energji 2022-2031 në mars të këtij viti. Në bazë të saj, Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t&rsquo;i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme.
15/19 Kuvendi i Kosovës miratoi Strategjinë për Energji 2022-2031 në mars të këtij viti. Në bazë të saj, Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Bashkimi Evropian ku Kosova ka synim të integrohet - ka caktuar disa afate për mbylljen graduale të termocentraleve me thëngjill, meqë djegia e tij ndikon negativisht edhe në ngrohjen globale.
16/19 Bashkimi Evropian ku Kosova ka synim të integrohet - ka caktuar disa afate për mbylljen graduale të termocentraleve me thëngjill, meqë djegia e tij ndikon negativisht edhe në ngrohjen globale.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Me anë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Samitit të Sofjes, Kosova është zotuar se deri në vitin 2050 do të dekarbonizohet apo do të zvogëlojë varësinë nga thëngjilli.
17/19 Me anë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Samitit të Sofjes, Kosova është zotuar se deri në vitin 2050 do të dekarbonizohet apo do të zvogëlojë varësinë nga thëngjilli.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Të dhënat lidhur me emetimin e gazrave serrë në Kosovë janë të mangëta, mirëpo Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) raporton se ndotësi kryesor është sektori i energjisë, i cili ishte përgjegjës për mbi 85% të dyoksidit të karbonit të emetuar në atmosferë.
18/19 Të dhënat lidhur me emetimin e gazrave serrë në Kosovë janë të mangëta, mirëpo Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) raporton se ndotësi kryesor është sektori i energjisë, i cili ishte përgjegjës për mbi 85% të dyoksidit të karbonit të emetuar në atmosferë.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Sipas njohësve të fushës së energjetikës, Kosova mund t&rsquo;i arrijë synimet për dekarbonizim duke u përqendruar në projekte për reduktimin e energjisë së humbur shkaku i rrjetit të vjetër, si dhe në instalimin e centraleve diellore dhe të erës.
19/19 Sipas njohësve të fushës së energjetikës, Kosova mund t’i arrijë synimet për dekarbonizim duke u përqendruar në projekte për reduktimin e energjisë së humbur shkaku i rrjetit të vjetër, si dhe në instalimin e centraleve diellore dhe të erës.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Previous slide
Next slide

Së fundi, pati një fitues nga ankandi i parë solar prej 100 megavatësh.

Pipa Gallop nga organizata mjedisore Bankwatch Network thotë se Kosova duhet sa më shpejt të zgjerojë prodhimin e energjisë nga dielli dhe era.

“Kosova duhet të përshpejtojë procesin e instalimit të energjisë diellore dhe asaj të erës - në të ardhmen këto burime do të përbëjnë pjesën më të madhe të prodhimit aktual të energjisë. Kjo mund të duket e pabesueshme për një vend që aktualisht varet deri në 90 për qind nga qymyri, por kjo është ajo që po ndodh në mbarë Evropën me energjinë diellore dhe atë të erës”, thotë Gallop.

Jo vetëm Kosova, por edhe vende të tjera të botës u përballën me pasiguri energjetike në vitin 2022 kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Lufta shkaktoi pasiguri në furnizim me gaz dhe rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Kosova e kaloi pa shumë pasoja këtë krizë, por në fund të vitit të kaluar, qytete e fshatra u përballën me mungesë të theksuar të rrymës.

Qeveria insistoi se nuk pati mungesë të energjisë – por tha se ndër vite është rritur konsumi dhe si pasojë rrjeti elektrik nuk e përballoi mbingarkesën.

Strategjia e Energjisë e Kosovës për periudhën 2022–2031 parasheh një tranzicion gradual drejt reduktimit të varësisë nga termocentralet me bazë qymyrin, si dhe mbylljen e Kosovës A deri në vitin 2028, por zbatimi i këtyre planeve do të varet shumë nga fakti se kush do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme.

  • 16x9 Image

    Flaka Zogu

    Producente për multimedia e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG