Mbështetësit e opozitës gjeorgjiane dalin në rrugë pas zgjedhjeve të diskutueshme
Mbështetësit e partive politike opozitare në Gjeorgji protestuan të hënën mbrëma jashtë ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi, për t’i kundërshtuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, të cilat, sipas tyre, ishin të manipuluara. Protesta u zhvillua dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, fitoi vota të mjaftueshme për të vazhduar kontrollin e Qeverisë. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Tbilisi, Anton Kokaia, thotë se kritikat për parregullsi dhe frikësim gjatë zgjedhjeve, janë duke u shtuar gjithnjë e më shumë. (Përgatitën: Valona Tela dhe Ekrem Fazliu)
Përmbajtja
-
10 qershor 2025
Çfarë po ndodh në Los Anxhelos?
-
9 qershor 2025
Dëshmitë e dy policëve – si ndodhi sulmi në Banjskë?
-
6 qershor 2025
Brenda Muzeut të Kuranit të Shenjtë