Mbështetësit e partive politike opozitare në Gjeorgji protestuan të hënën mbrëma jashtë ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi, për t’i kundërshtuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, të cilat, sipas tyre, ishin të manipuluara.
Udhëheqës nga e mbarë bota janë mbledhur në Nju Jork më 24 shtator për Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Tema dominuese pritet të jenë përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme.
Regjisori i dokumentarit për politikanin e burgosur opozitar rus, Aleksei Navalny, zbulon se si e ka xhiruar filmin e tij, që u shpërblye me çmim Oscar. Daniel Roher thotë se ka kuptuar se ajo çfarë po ndodhte para kamerave të tij ishte “e jashtëzakonshme”.
Banorët në kryeqytetin e Ukrainës po i bëjnë përgatitjet për një sulm të mundshëm bërthamor, mes sinjaleve të forta se Moska po shqyrton kryerjen e një sulmi të tillë, teksa ushtria e saj po ligështohet.
Dy gra po kujdesen për qentë endacakë dhe kafshët shtëpiake të braktisura nga pronarët e tyre, të cilët u detyruan të ikin nga lufta në Ukrainën lindore. Pasi humbi shtëpinë e saj dhe mezi arriti të shpëtojë vetë, Alina thotë se vullnetarizmi në një strehimore për kafshët e ka “kthyer në jetë”.
Udhëheqësit e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) premtuan më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe e shpallën Rusinë “kërcënim të drejtpërdrejtë” në samitin e tyre, të mbajtur në Madrid. Udhëheqësit e aleancës 30 anëtarëshe u mblodhën në kohën e pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Një sërë dronësh ajrorë po luajnë rol të rëndësishëm, si për ushtrinë ukrainase, ashtu edhe për atë ruse, në luftimet mbi rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë.
Kapiteni i pensionuar i Marinës ukrainase, Andriy Ryzhenko, është kthyer në shtëpinë e tij, në qytezën e shkatërruar të Irpinit, të cilën e ka gjetur të hallakatur e të plaçkitur nga trupat ruse.
Një grua 87-vjeçare ukrainase, e cila i ka mbijetuar Holokaustit dhe rrethimit nazist të Leningradit, thotë se shkatërrimi i Mariupolit nga forcat ruse është më i keq nga ç’kishte përjetuar ajo gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një ushtar 25-vjeçar rus ka publikuar një video-ditar të kohës së kaluar në Ukrainë, ku ai dhe shokët e tij shihen duke shtënë ndaj pozicioneve ukrainase dhe duke kërcyer në banesa të okupuara. Më vonë, ai vajton: “Kemi pasur shumë humbje”. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)
Kur Afganistani ka shpallur pavarësinë nga Britania 100 vjet më parë, disa gra kanë fituar po ashtu liri të reja, duke përfshirë qasjen në edukim. Mirëpo regjimet e së ardhmes kanë qenë ekstreme, kanë shtypur dhe më pas kanë promovuar të drejtat e grave.