Mbështetësit e partive politike opozitare në Gjeorgji protestuan të hënën mbrëma jashtë ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi, për t’i kundërshtuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, të cilat, sipas tyre, ishin të manipuluara.
Gjeorgjia njihet për verërat e saj dehëse, por shumë pronarë vreshtash në rajonin Kaheti po i lënë hardhitë për lajthi, për shkak të rënies së çmimit të rrushit.
I vendosur në jug të vargmaleve kryesore kaukaziane dhe përgjatë brigjeve të lumit Shareula ndodhet fshati Gogolati, ku ende qëndrojnë shtëpitë tradicionale shekullore prej druri, të njohura në vend si shtëpi "oda".
Tre gjeorgjianë i kanë treguar projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, se si janë pushuar nga puna apo janë përballur me trysni për të dhënë dorëheqje, pasi kanë kritikuar qeverinë në internet apo u janë bashkuar protestave kundër projektligjit të kontestueshëm për “agjentët e huaj”.
Në Parlamentin e Gjeorgjisë pati përleshje të ashpra, para se një ligj i kontestueshëm për “agjentët e huaj” të miratohej në leximin e tretë dhe përfundimtar, më 14 maj.
Mbi dhjetë persona në Tbilisi më 2 maj kërkuan trajtim për lëndimet e pësuara, pas valës së re të protestave kundër ligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”.
Davit Jeladze po shëtiste me familjen, kur një rrëshqitje dheu goditi qytezën gjeorgjiane Shovi, më 3 gusht. Jeladze dhe mbesa e tij 6-vjeçare, Masho, kaluan katër orë nëpër baltë, para se të dilnin në një zonë të sigurt.
Në malet e Gjeorgjisë, punëtorët rrezikojnë jetën e tyre çdo vit për t’u ngjitur në bredha mbi 50 metra të lartë, për të mbledhur boça, të cilët sigurojnë fara për fermat e bredhave të festave të fundvitit nëpër Evropë.