"Zemra më dhemb": Një vit prej incidentit vdekjeprurës në Novi Sad
Një vit pas shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, që shkaktoi vdekjen e 16 personave, familjarët dhe miqtë e viktimave janë ende në pritje të drejtësisë, derisa përgjegjësit janë të lirë. Ajo që ka nisur si dhimbje për njerëzit e vrarë, është shndërruar në njërën prej lëvizjeve më të mëdha kundër pushtetit në Serbi në dekadat e fundit. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)