Pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë janë parë njerëz duke pritur për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 12 maj nis vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Koordinatori për vaksinim në sallën "1 Tetori", Niman Bardhi, tha për Radion Evropa e Lirë se për shkak të keqinformimit, qytetarë nga komuna të tjera kanë ardhur të mërkurën në Prishtinë për t'u vaksinuar, duke krijuar radhë të gjata. Kosova ka nisur imunizimin kundër COVID-19 në fund të marsit. Fillimisht janë vaksinuar personat mbi 80 vjeç, profesionistët shëndetësorë dhe ata me sëmundje kronike. Qeveria e Kosovës ka thënë se mëton që deri në fund të vitit të imunizojë 60 për qind të popullatës. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi nga salla "1 Tetori".
Radhë të gjata për vaksinim
![Në Kosovë, të mërkurën më 12 maj nisi vaksinimi kundër koronavirusit i personave mbi 65 vjeç. ](https://gdb.rferl.org/84cb79da-7654-4a14-87de-fb5079bafe72_w1024_q10_s.jpg)
1
Në Kosovë, të mërkurën më 12 maj nisi vaksinimi kundër koronavirusit i personave mbi 65 vjeç.
![Pranë sallës "1 Tetori" në Prishtinë, e cila është shndërruar në qendër vaksinimi, janë parë radhë të gjata të njerëzve, të cilët po presin që të imunizohen kundër koronavirusit. ](https://gdb.rferl.org/cdb525c9-0cd0-4c92-b8c4-5524492458d4_w1024_q10_s.jpg)
2
Pranë sallës "1 Tetori" në Prishtinë, e cila është shndërruar në qendër vaksinimi, janë parë radhë të gjata të njerëzve, të cilët po presin që të imunizohen kundër koronavirusit.
![Ministria e Shëndetësisë së Kosovës tha se prioritet në vaksinim do të kenë personat e regjistruar në patformën online e-kosova. ](https://gdb.rferl.org/f93286f5-1044-4837-94ea-e40d471cf0f8_w1024_q10_s.jpg)
3
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës tha se prioritet në vaksinim do të kenë personat e regjistruar në patformën online e-kosova.
![Në sallën "1 Tetori" po vaksinohen personat nga Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi, Lipjani. Koordinatori për vaksinim në këtë qendër, Niman Bardhi, tha për Radion Evropa e Lirë se për shkak të keqinformimit, qytetarë nga komuna të tjera kanë ardhur të mërkurën në Prishtinë për t'u vaksinuar, duke krijuar radhë të gjata. ](https://gdb.rferl.org/6ddb0e71-072a-4b33-a1b6-915a98eea164_w1024_q10_s.jpg)
4
Në sallën "1 Tetori" po vaksinohen personat nga Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi, Lipjani. Koordinatori për vaksinim në këtë qendër, Niman Bardhi, tha për Radion Evropa e Lirë se për shkak të keqinformimit, qytetarë nga komuna të tjera kanë ardhur të mërkurën në Prishtinë për t'u vaksinuar, duke krijuar radhë të gjata.