Pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë janë parë njerëz duke pritur për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 12 maj nis vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Koordinatori për vaksinim në sallën "1 Tetori", Niman Bardhi, tha për Radion Evropa e Lirë se për shkak të keqinformimit, qytetarë nga komuna të tjera kanë ardhur të mërkurën në Prishtinë për t'u vaksinuar, duke krijuar radhë të gjata. Kosova ka nisur imunizimin kundër COVID-19 në fund të marsit. Fillimisht janë vaksinuar personat mbi 80 vjeç, profesionistët shëndetësorë dhe ata me sëmundje kronike. Qeveria e Kosovës ka thënë se mëton që deri në fund të vitit të imunizojë 60 për qind të popullatës. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi nga salla "1 Tetori".
Radhë të gjata për vaksinim
![Kosova ka një Plan shtetëror të vaksinimit të ndarë në tri faza. Në fazën e parë u vaksinuan personat mbi 80 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe punëtorët shëndetësorë. Në fazën e dytë, që nisi të mërkurën, do të vaksinohen personat 65-79 vjeç dhe si edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë. Në fazën e tretë, ndërkaq, pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë së Kosovës.](https://gdb.rferl.org/7d49a7f2-c907-4c18-8b55-a829b43d6b38_w1024_q10_s.jpg)
5
Kosova ka një Plan shtetëror të vaksinimit të ndarë në tri faza. Në fazën e parë u vaksinuan personat mbi 80 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe punëtorët shëndetësorë. Në fazën e dytë, që nisi të mërkurën, do të vaksinohen personat 65-79 vjeç dhe si edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë. Në fazën e tretë, ndërkaq, pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë së Kosovës.
![Më 12 maj, në Kosovë pritet të arrijnë 38,400 vaksina të tjera të AstraZenecas, të cilat shteti i merr donacion nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kosova po ashtu, do të marrë në total 95,000 doza të Pfizerit, si donacion nga Bashkimi Evropian. ](https://gdb.rferl.org/9ed5ae14-d356-4a7b-a420-f29e7c2cc9c4_w1024_q10_s.jpg)
6
Më 12 maj, në Kosovë pritet të arrijnë 38,400 vaksina të tjera të AstraZenecas, të cilat shteti i merr donacion nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kosova po ashtu, do të marrë në total 95,000 doza të Pfizerit, si donacion nga Bashkimi Evropian.