Ndërlidhjet

Qielli ukrainas, ‘burim i vdekjes’

Baza ajrore Engels-2, 14 kilometra në lindje të Saratov, Rusi, besohet se është një prej dhjetëra bazave që po përdoren nga Moska për të kryer sulme ajrore në Ukrainë.
Baza ajrore Engels-2, 14 kilometra në lindje të Saratov, Rusi, besohet se është një prej dhjetëra bazave që po përdoren nga Moska për të kryer sulme ajrore në Ukrainë.

Rusia ka përdorur dhjetëra baza ajrore për të nisur sulme kundër Ukrainës, përfshirë edhe disa baza në Bjellorusi dhe Krime, bëhet e ditur përmes imazheve satelitore.

Rusia kryesisht ka dominuar qiejt që prej se nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës më 24 shkurt, duke shkatërruar infrastrukturën civile dhe ushtarake të Ukrainës me raketa dhe bomba dhe duke përdorur parashutistët për të marrë nën kontroll pjesë kyçe të territorit ukrainas.

Rusia besohet se kryen deri në 200 fluturime në ditë, krahasuar me Ukrainën, që brenda ditës kryen shumë pak fluturime. Raketat dhe bombat e lëshuara nga avionët luftarakë janë ndër armët që kanë shkatërruar qytete dhe kanë vrarë qindra, ndoshta mijëra civilë.

“Rusia e ka shndërruar qiellin e Ukrainës në një burim vdekjeje për mijëra persona”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 16 mars, teksa iu lut Shteteve të Bashkuara për më shumë ndihmë për shtetin e tij, në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet nga sulmet ajrore.

Pamje satelitore të sulmeve ruse në zonat civile

Ndërtesat e banimit duke u djegur në qytetin e rrethuar të Mariupolit, më 21 mars.
1/10 Ndërtesat e banimit duke u djegur në qytetin e rrethuar të Mariupolit, më 21 mars.
Imazhet e fundit satelitore zbulojnë dëme të mëdha nga sulmet e ushtrisë ruse në zonat e banuara në dhe përreth disa qyteteve të Ukrainës.
Në qendër të këtij imazhi satelitor është teatri i Mariupolit, i cili është dëmtuar rëndë nga një sulm i Rusisë, më 16 mars. Në kohën e sulmit, disa civilë kanë qenë të strehuar brenda.
2/10 Në qendër të këtij imazhi satelitor është teatri i Mariupolit, i cili është dëmtuar rëndë nga një sulm i Rusisë, më 16 mars. Në kohën e sulmit, disa civilë kanë qenë të strehuar brenda.
Imazhet e fundit satelitore zbulojnë dëme të mëdha nga sulmet e ushtrisë ruse në zonat e banuara në dhe përreth disa qyteteve të Ukrainës.
Krateret nga predhat e artilerisë mund të shihen mes shtëpive të shkatërruara në Novosellivka, në verilindje të qytetit Çernihiv, më 21 mars.
3/10 Krateret nga predhat e artilerisë mund të shihen mes shtëpive të shkatërruara në Novosellivka, në verilindje të qytetit Çernihiv, më 21 mars.
Imazhet e fundit satelitore zbulojnë dëme të mëdha nga sulmet e ushtrisë ruse në zonat e banuara në dhe përreth disa qyteteve të Ukrainës.
Shtëllunga tymi ngrihen nga rezervuarët e djegur të naftës në Çernihiv.
4/10 Shtëllunga tymi ngrihen nga rezervuarët e djegur të naftës në Çernihiv.
Imazhet e fundit satelitore zbulojnë dëme të mëdha nga sulmet e ushtrisë ruse në zonat e banuara në dhe përreth disa qyteteve të Ukrainës.
"Maxar Technologies" thotë se ky imazh tregon artilerinë e vendosur pranë Tallakivkas, në verilindje të Mariupolit, më 19 mars.
5/10 "Maxar Technologies" thotë se ky imazh tregon artilerinë e vendosur pranë Tallakivkas, në verilindje të Mariupolit, më 19 mars.
Imazhet e fundit satelitore zbulojnë dëme të mëdha nga sulmet e ushtrisë ruse në zonat e banuara në dhe përreth disa qyteteve të Ukrainës.
Tanket zënë pozicionet në një zonë banimi të Mariupolit.
6/10 Tanket zënë pozicionet në një zonë banimi të Mariupolit.
Imazhet e fundit satelitore zbulojnë dëme të mëdha nga sulmet e ushtrisë ruse në zonat e banuara në dhe përreth disa qyteteve të Ukrainës.
Ndërtesat e banimit duke u djegur në verilindje të Mariupolit.
7/10 Ndërtesat e banimit duke u djegur në verilindje të Mariupolit.
Imazhet e fundit satelitore zbulojnë dëme të mëdha nga sulmet e ushtrisë ruse në zonat e banuara në dhe përreth disa qyteteve të Ukrainës.
Ndërtesa të djegura duken në Irpin, qytezë në veriperëndim të Kievit, më 21 mars.
8/10 Ndërtesa të djegura duken në Irpin, qytezë në veriperëndim të Kievit, më 21 mars.
Imazhet e fundit satelitore zbulojnë dëme të mëdha nga sulmet e ushtrisë ruse në zonat e banuara në dhe përreth disa qyteteve të Ukrainës.
Artileria fushore është vendosur në perëndim të aeroportit Antonov - një objektiv kyç për forcat ruse - në veriperëndim të Kievit, më 21 mars.
9/10 Artileria fushore është vendosur në perëndim të aeroportit Antonov - një objektiv kyç për forcat ruse - në veriperëndim të Kievit, më 21 mars.
Imazhet e fundit satelitore zbulojnë dëme të mëdha nga sulmet e ushtrisë ruse në zonat e banuara në dhe përreth disa qyteteve të Ukrainës.
Ekspertët e "Maxar Technologies" thonë se këto janë forcat tokësore ruse pranë Dublinit në Bjellorusi, më 18 mars.
10/10 Ekspertët e "Maxar Technologies" thonë se këto janë forcat tokësore ruse pranë Dublinit në Bjellorusi, më 18 mars.
Imazhet e fundit satelitore zbulojnë dëme të mëdha nga sulmet e ushtrisë ruse në zonat e banuara në dhe përreth disa qyteteve të Ukrainës.
Previous slide
Next slide

Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se nuk janë të gatshme të mbështesin një zonë për ndalim-fluturim mbi Ukrainë, duke thënë se kjo do të “vendoste forcat e NATO-s në kontakt ose konflikt të mundshëm me Rusinë” dhe do ta çonte luftën “në një nivel krejtësisht të ri”.

Avionët ushtarakë rusë dhe helikopterët që po sulmojnë Ukrainën mund të ngrihen nga afërisht 40 baza ajrore, sipas një analize të bërë nga Skhemy, një projekt hulumtues që drejtohet nga Shërbimi Ukrainas i Radios Evropa e Lirë në bashkëpunim me televizionin UA: Pershy. Ky projekt ekzaminoi imazhet satelitore të realizuara nga kompania private, me seli në Shtetet e Bashkuara, Maxar Technologies.

Ukraina ka thënë se avionët rusë që fluturojnë mbi Detin e Zi kanë goditur rajonin e Lvivit, që gjendet në perëndim. Rusia në mënyrë aktive po përdorë bazat ajrore të vendosura në Gadishullin e Krimesë, që gjendet në Detin e Zi, për të bombarduar Ukrainën, tha për Skhemy, Oleksandr Musiyenko, kreu i Qendrës për Studime Ligjore Ushtarake në Kiev.

Ai tha se bombarduesit Tupolev, të pajisur me raketa lundruese të tipit, Kh-101, besohet se janë stacionuar në Krime. Rusia ka bombarduar rajonet e Lvivit, Vinitsias dhe Ivo-Frankivskut, duke përdorur raketat Kh-101.

Rusia po ashtu mund të jetë duke përdorur deri në nëntë baza ajrore në Bjellorusi, aleaten më të afërt ushtarake të Rusisë, kanë sugjeruar imazhet satelitore. Këto imazhe tregojnë një rritje të numrit të helikopterët ushtarakë dhe avionët të vendosur në bazat ajrore në fqinjin verior të Ukrainës, pas nisjes së pushtimit rus.

Ushtria ukrainase tha se ka parë bombardime që janë bërë nga avionët luftarakë Sukhoi, që ishin nisur nga Bjellorusia.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Bjellorusët po postojnë në Telegram informacione lidhur me aktivitetin ushtarak, përfshirë edhe lëvizjet e avionëve, thanë zyrtarët ukrainas.

Rusia ka humbur dhjetëra avionë që prej se nisi pushtimin dhe mund të jetë duke u përballur me numër më të vogël të pilotëve me përvojë, thanë zyrtarët ukrainas. Ukraina ka deklaruar se ka kapur të paktën dy pilotë rusë.

Ukraina po kërkon nga Perëndimi më shumë armë kundërajrore në mënyrë që të frenojë operacionet ajrore ruse.

Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Kievin me raketahedhës që përdoren për të sulmuar avionë dhe helikopterë, ndërkaq Polonia dhe Sllovakia po e shqyrtojnë mundësinë që të dërgojë avionë luftarakë MiG-29.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG