Disa organizata vlerësojnë se rreth 5.000 ushtarë kubanë janë duke luftuar për Rusinë kundër Ukrainës.
Që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës pothuajse tre vjet më parë, shtetet perëndimore e kanë akuzuar Kinën se po e furnizon Moskën me mikroçipa dhe teknologji tjetër kritike me përdorim të dyfishtë, që po “mundësojnë luftën brutale të agresionit të Rusisë”.
Një hulumtim nga Radio Evropa e Lirë (REL) ka zbuluar se anëtarët e familjes së një ligjvënësi ukrainas nga partia e presidentit Volodymyr Zelensky, Shërbëtorët e Popullit, ka prona në Dubai në vlerë mbi 1 milion dollarë. Kjo shifër është shumë më e lartë se të hyrat e tij zyrtare.
Zyrtarët ukrainas që kanë qenë në pushtet në kohën e ish-presidentit ukrainas të lidhur me Kremlinin, Viktor Yanukovych, kanë blerë patundshmëri në Dubai në vlerë të miliona dollarëve.
Kompani të mëdha japoneze, amerikane dhe tajvaneze renditen në mesin e pesë prodhuesve më të mirë në një listë me më shumë se 2.000 komponentë elektronikë, që Ukraina thotë se i ka përdorur Rusia në pesë lloje të avionëve të saj luftarakë.